Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë e ndodhur në Koçan, Maqedoni e Veriut, ku humbën jetën 51 persona.
Ai tha se është i tronditur dhe shpreson që të plagosurit të shërohen dhe familjarët e viktimave të gjejnë forcë. Rama gjithashtu ofroi ndihmën e Shqipërisë për çdo nevojë që mund të ketë vendi fqinj.
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.
I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdo qoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.”, shkruan Rama.
0 Comments: