MC Networking

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, 50 persona humbin jetën pas zjarrit në një klub nate

50 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një klub nate.

Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por disa prej tyre janë transportuar për trajtim në klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi mënyrën se si ka nisur zjarri apo shkaqet e tij.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, flakët mund të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike të përdorura gjatë një performance të grupit muzikor maqedonas DNA. Në momentin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, autoambulancat dhe forcat e policisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top