MC Networking

Bushati: Në listën e PS do ketë prestanome të krimit. Po ftohen shqiptarët të votojnë kopenë e Edit ose Saliut!  

Analisti Andi Bushati duke komentuar listat e kandidatëve për deputetë në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që ne s’kemi më parti, pasi shqiptarët po ftohen të votojnë “ose kopenë e Saliut, ose kopenë e Edit!” Bushati thotë se ka të dhëna që në qarqet kryesore, në listat e PS do jenë prestanome të krimit. Sipas analistit kriteri kryesor i Berishës për listat ka qenë besnikëria ndaj tij, ndërsa kriteri kryesor i Ramës është shkalla e debilizmit. 

"A kemi të bëjmë me sistem transparent? A janë partitë në dëgjueshmëri të atyre që do opinioni publik? Natyrisht që jo. PD bëri një farsë të paimagjinueshme. Sot marrim vesh që njerëz që kanë fituar në primare, mund të mos jenë fare në listë. Kjo shkatërron edhe fasadën demokratike që mund të ketë një parti. S’e di pse arriti që PD ta bëjë këtë autogol.

Nëse pamë Edi Ramën që u thoshte të vetëve që këtu do hyjnë kandidatë të rinj. A ka njeri të drejtë të flasi, ç’është ky diskriminim gjinor, që një grua edhe me disa mandate mund të jetë në listë. Ose diskriminim moshor, ku njerëz me eksperiencë ose nuk përfshihen ose digjen si deputetë. Edhe te Rama kemi të njëjtën sindromë vendosja e gjithçkaje nga një person i vetëm. Ne s’kemi më parti. Ne ftojmë shqiptarët të votojnë ose kopenë e Saliut, ose kopenë e Edit! Kjo kalon çdo logjikë normale. 

Me garën e munguar, falsitetin e këtij procesi, çdo njeri që e sheh veten të përjashtuar i lind e drejta të ankohet. Në të dhënat e mia në qarqet kryesore në listat e PS do jenë prestanome të krimit. Njerëz të vendosur aty grupet kriminale në garanci të masakrës që do bëjnë në zgjedhjet e 11 majit. Berisha ka pasur kriter besnikrinë ndaj tij. Kush s’është berishist është përjashtuar nga lista. Ndërsa Rama ka pasur si kriter debilizimin, sa më shumë debil, aq më shumë shanse ke.

Nëse e ka edhe një shans minimal PD për të fituar, kjo është lista e gabuar. Por Berisha dhe shumë në PD kanë bërë një llogari me humbjen. Sepse nëse del parti e dytë, kjo është lista e duhur, sepse në opozitë duhen shtrënguar radhët me besnikë".
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top