Pak ditë më parë është zhvilluar në parlamentin italian, në komisionin për sigurinë kombëtare një konferencë me titull “Mbrojtja e interesit kombetar, roli sigurise kombetare ne mjekesine e sotme”. Ekspertja e sigurisë dhe e psikoterapisë, doktoresha Emanuela Dyrmishi, e cila mori pjesë në këtë konferencë, theksoi në studion e MCN Informacion rëndësinë e garantimit të të dhënave shëndetësore dhe atyre në qendrat e pritjes së azilkërkuesve.
Njerëzit janë në stres, në tension të vazhdueshëm. Ajo që është informimi ose dezinfomimi do të bëhet pjesë e luftës hibride.
Diçka që nuk mendohet asnjëherë është edhe aspekti ekonomik i lidhur me atë që është pjesa demografike. Kur një industri e huaj shkon në një vend tjetër mendohet se arsyeja është ulja e taksave. Nuk është kështu. Luan rol edhe sa popullsia e atij vendi është e re apo e vjetër.
Nëse do të mendonim për informatizimin e përgjithshëm që është pjesa më e thjeshtë e spitaleve me parametrave globale i bën ata objektiv i hakerave. Le të kujtojmë rastin e Britanisë para pak viteve.
Të dhënat shëndetësore kanë vlerë në tregun e zi. Duke pasur parasysh ndryshimet në teknologji që në 2019, KE ndryshoi të parin ligjin e kibernetikës për të dhënat mjekësore dhe pajisjet mjekësore. U ndryshua ligji që të garantohej në nivel praktik vënia e parametrave që e detyrojnë një spital të kenë personelin e duhur në mënyrë që të garantojnë funksionimin e këtij spitali, pra nëse fiket një zonë, të gjitha të tjerat duhet të jenë në punë. Nëse një spital nuk garanton ato që kërkon ligji i ri, atëherë edhe një pacient mund të hedhë në gjyq spitalin apo mjekun që nuk i ka paraprirë këtij hakerimi. Nëse hidhet në gjyq spitali ka dëm imazhi, dëm ekonomik dhe dëm të përgjithshëm.
Kur flasim për qendrat e azilkërkuesve nuk po flasim thjesht për qendra ku kemi vetëm të dhënat mjekësore. Brenda atyre qendrave vijnë persona nga realitete të ndryshme. Në të dhënat e tyre lexojmë shpesh si funksionojnë shtete. Një akses i padëshiruar sjell dëme.
0 Comments: