MC Networking

Fizioterapisti Arapi shpjegon dobitë dhe kundërindikacionet e fizioterapisë për shëndetin

Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor që ka si qëllim ruajtjen ose rivendosjen e shëndetit përmes edukimit të pacientit, ndërhyrjes fizike, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit.

I ftuar në studion e “MCN Informacion”, fizioterapisti Adriano Arapi shpjegoi dobitë dhe kundërindikacionet që mund të shoqërojnë procesin e fizioterapisë për shëndetin e individëve që vuajnë nga dhimbje kronike ose patologji të tjera.

Arapi theksoi rëndësinë e fizioterapisë për çdo pacient, duke shtuar se çdo individ mund të marrë këshilla nga fizioterapisti, qoftë pa pasur një diagnozë të caktuar, për të kontrolluar trupin dhe posturën e tij.

Fizioterapia është e rëndësishme për çdo pacient. Çdo njeri mund të marri në këshillim me fizioterapistin qoftë pa u diagnostikuar me një problem për të parë një ekzaminim trupi, për posturën, etj.  

Fizioterapia ka indikacione të caktuara, por gjithashtu edhe kundërindikacione që duhet të merren parasysh. Në përgjithësi, fizioterapia është e rekomanduar kur pacienti është fizikisht mirë, por ka patologji që lidhen me sistemin muskular. Ajo kundërindikohet, për shembull, në rast të tensioneve të forta muskulore ose problemeve me qarkullimin e gjakut.

Për shembull, në rastin e dëmtimeve të meniskut ose pas operacioneve kirurgjikale, fizioterapia mund të jetë e dobishme, por gjithmonë pas një këshille të mjekut. Pas sugjerimit të mjekut, fizioterapisti kryen një ekzaminim fizik të pacientit, shqyrton posturën dhe artikulacionet, dhe ndihmon në trajtimin e problemit të pacientit.

Për sëmundjet raumatizmale dhe çdo sëmundje kronike, fizioterapia është një pjesë e rëndësishme e trajtimit, por gjithashtu është e domosdoshme që pacienti të edukojë veten për të vazhduar trajtimin edhe pas mbarimit të sesioneve fizioterapeutike. Për shembull, një pacient me hernie diskale mund të përfundojë fizioterapinë, por do të duhet të vazhdojë me ushtrimet terapike edhe në shtëpi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top