Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.
Lidhur me këtë Dritan Trimcev nga Shoqata Diaspora në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ u shpreh se janë bërë presione të jashtëzakonshme për të arritur këtë marrëveshje e cila sipas tij duhet të ishte përfunduar që në vitin 2022.
Ai tha se shqiptarëve po u mohohej një e drejtë kushtetuese dhe sipas tij me këtë plotësohet ai boshllëku pasi vetëm Shqipëria ishte jashtë nga kjo njohje sa i përket vendeve të rajonit.
Në senatin italian historia ishte e shkurtër sepse të gjitha forcat politike ishin dakord ne si shoqatë kemi punuar shumë për të nxitur këtë rezultate. S’kemi qenë të vetmit sepse nuk mund të mohojmë dhe punën ë e kryeministrit Rama, Meloni dhe personalitete të tjera në të dy vendet, por ne dimë atë që kemi bërë përmes letrave dhe telefonatave dhe kemi shtyrë si të majtën dhe të djathtën për këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Ata ishin plotësisht dakord dhe e përkrahën këtë marrëveshje e cila ligjërisht nuk kishte asgjë për të mos u përkrahur sepse ishte një e drejtë kushtetuese që shqiptarëve po u mohohej. Plotësohet një boshllëk sepse vetëm Shqipëria ishte jashtë nga kjo njohje.
I pyetur se çfarë e pengonte Shqipërinë të kishte një marrëveshje me Italinë, Trimcev u shpreh se janë disa faktorë që kanë ndikuar në pengimin e kësaj marrëveshje.
Rumania është pjesë e komunitetit evropian dhe janë të detyruar të respektojë rregullat, malazezët t’ja dinë për faleminderit Titos sepse përfituan të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë. Ne na pengojë e para politika shqiptare që s’ka qenë asnjëherë e interesuar për pensionet e shqiptarëve, puna e shqiptarëve në të zezë, ne nuk jemi organizuar me kohë për të përfituar pensionet.
Veç e veç nuk mund të fitohet po nuk patëm një grup të madh të konsiderueshëm njerëzish. Është për të ardhur keq se një grup i madh njerëzish nuk janë interesuar për pensionet e prindërve të tyre, ehte bërë më shumë kjo luftë nga personat nevojtarë.
E vetmja mënyrë që ne kishim ishim të shtynim në mënyrë ligjore dhe civile që kjo punë të mbaronte më shpejt. Aktualisht të gjithë mezi presin të përfitojnë nga pensioni veçanërisht me kuotat që ka Italia.
Gjë tjetër është që këtë punë që duhet të mbaronte në 2022 e nisi e majta e çoi në një moment të mirë dhe interesant por humbi votimet dhe ngeli pa u përfunduar kështu që dhe kjo punë u detyrua të zvarritej. Kosto financiare reale është praktikisht 0 sepse njerëzit do marrin pension kontributet që kanë derdhur.
0 Comments: