MC Networking

Fizioterapisti shpjegon pse masazhi mund të jetë i rrezikshëm dhe të çojë deri në vdekje

Fizioterapisti Altin Erindi paralajmëron se masazhi mund të shkaktojë trombzë, madje edhe paralizë si dhe thotë se nëse keni fraktura në trup masazhi është i ndaluar.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se masazhet janë ndër format më të vjetra të kontaktit njerëzor, por edhe pse mund të ngrohë nga ana muskulore, jo gjithmonë ndihmon.

Por masazhi në momentin që fillon dhe trajtohet në rehabilitimin e një dëmtimi, pas dëmtimeve muskulare, atëherë fillojmë shkaktojmë dëmtime, pasi shtojmë hematomat dhe mundësinë që të shkaktohen trombët dhe risku është shumë i lartë që këto trombë të shkojnë në drejtim të zemrës, mushkërisë apo trurit.

Në Shqipëri konceptet e fizioterapisë dhe masazhit nuk janë të njohura mirë.

Metodologjia e të studiuarit dikur është krejt e ndryshme nga e tanishmja.

Po nuk pate teorinë bazë të njohur mirë nuk mund të shkosh te koncepti i praktikës.

Të bësh masazhin dhe modifikimin në një frakture, mund të jetë fatal. Duhet të bësh të paktën një grafi.

Se mund të lëvizë trombi sot dhe gradualisht shkon dhe prek një organ dhe mund të rrezikojë seriozisht kur kap zemrën, mushkërinë apo trurin dhe kjo kanoset 72 orë mbas.

Dhe në shumë raste thonë vdiq rastësisht, por kjo nuk është e vërtetë.

Mjekët sot e kanë informacionin sot shumë më të madh se dikur. Se kjo mjekësia me probleme e ka dyfishuar jetëgjatësinë.

Kur ke kapilarë gjaku dhe bën masazh, rreziku është maksimal.

Gjëja e parë që duhet bërë është të shkohet tek doktori dhe të vlerësojnë enët e gjakut.

Zona e këmbëve është më e rrezikshme për të çuar një tromb drejt trurit.

Të bësh një masazh në plazh është me rrezikun shumë më të lartë, pasi enët e gjakut janë më të zgjeruara dhe mund të çahen shumë lehtë.

Të bësh masazhe në 40 gradë temperaturë është trimëri shumë e madhe.

Masazhi nuk ndihmon në osteoporozë, e vetmja gjë që ndihmon është aktiviteti fizik.

Osteoporoza fillon mbasi gratë kanë kaluar menopauzën, do një kohë të gjatë që të fillojë si problematikë.

Osteoporoza nuk shkakton asnjë gjë, përveçse mund të shkaktojë thyerje në rast rrëzimi dhe nuk ka asnjë ndikim nga fizioterapia.

Osteoporoza nuk shërohet me fizioterapi, është patologji e cila ul densitetin e kockës. Më shumë lidhet me mungesën e aktivitetit fizik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top