MC Networking

Primaret e PD/ Shpallen rezultatet zyrtare në Tiranë dhe qarqet e tjera të vendit

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, KOKOE, pranë Partisë Demokratike shpall rezultatet e primareve për 11 qarqe të vendit. 

Surprizë mund të konsiderohet fitorja në kryqytet e kryetarit të PD Kavajë, Hysen Kadiu. 

Sipas selisë blu pjesëmarrja në primare ishte 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.

REZULTATET 

Në qarkun e Tiranës kryeson Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737 vota, Grigerls Muçollari me 666 vota, Jorida Tabaku me 651 dhe Ilir Alimehmeti me 603 vota. 

Në Qarkun e Beratit kryeson Zia Ismaili me 1091 vota, i ndjekur nga Ledion Marra me 306 vota.

Në Qarkun e Fierit kryeson Eduart Sharka me 795 vota, i ndjekur nga Luan Baçi me 677 vota.

Në Qarkun e Durrësit kryeson Igli Cara me 622 vota, me diferencë të thellë me ndjekësit.

Në Qarkun e Lezhës kryeson Gjin Gjoni 674 vota, i ndjekur nga Aleksandër Lala me 438 vota.

Në qarkun e Korçës, kryeson Bledion Nallbati me 1219 vota, i ndjekur nga Edmond Spaho me 691 vota.

Në qarkun e Kukësit kryeson Shkëlzen Ibra me 707 vota, i ndjekur nga Shkëlqim Shehu me 430 vota. 

Në qarkun e Gjirokastrës kryeson Alma Buci Kore me 399 vota, e ndjekur nga Mariklent Dervishi me 368 vota.

Në qarkun e Dibrës kryeson Ilir Krosi me 578 vota, i ndjekur nga Denisa Vata me 362. 

Në qarkun e Shkodrës kryeson Ramadan Likaj me 470 vota, i ndjekur nga Gentian Ndoji me 415 vota.  

Në qarkun e Elbasanit, kryeson Dashnor Sula me 538 vota, i ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota.

Në qarkun e Vlorës, kryeson Ina Zhupa me 641 vota, ndërsa i dyti renditet Atird Hoxha me 482 vota.


 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top