Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, KOKOE, pranë Partisë Demokratike shpall rezultatet e primareve për 11 qarqe të vendit.
Surprizë mund të konsiderohet fitorja në kryqytet e kryetarit të PD Kavajë, Hysen Kadiu.
Sipas selisë blu pjesëmarrja në primare ishte 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.
REZULTATET
Në qarkun e Tiranës kryeson Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737 vota, Grigerls Muçollari me 666 vota, Jorida Tabaku me 651 dhe Ilir Alimehmeti me 603 vota.
Në Qarkun e Beratit kryeson Zia Ismaili me 1091 vota, i ndjekur nga Ledion Marra me 306 vota.
Në Qarkun e Fierit kryeson Eduart Sharka me 795 vota, i ndjekur nga Luan Baçi me 677 vota.
Në Qarkun e Durrësit kryeson Igli Cara me 622 vota, me diferencë të thellë me ndjekësit.
Në Qarkun e Lezhës kryeson Gjin Gjoni 674 vota, i ndjekur nga Aleksandër Lala me 438 vota.
Në qarkun e Korçës, kryeson Bledion Nallbati me 1219 vota, i ndjekur nga Edmond Spaho me 691 vota.
Në qarkun e Kukësit kryeson Shkëlzen Ibra me 707 vota, i ndjekur nga Shkëlqim Shehu me 430 vota.
Në qarkun e Gjirokastrës kryeson Alma Buci Kore me 399 vota, e ndjekur nga Mariklent Dervishi me 368 vota.
Në qarkun e Dibrës kryeson Ilir Krosi me 578 vota, i ndjekur nga Denisa Vata me 362.
Në qarkun e Shkodrës kryeson Ramadan Likaj me 470 vota, i ndjekur nga Gentian Ndoji me 415 vota.
Në qarkun e Elbasanit, kryeson Dashnor Sula me 538 vota, i ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota.
Në qarkun e Vlorës, kryeson Ina Zhupa me 641 vota, ndërsa i dyti renditet Atird Hoxha me 482 vota.
0 Comments: