MC Networking

17 vite pavarësi, Krisafi: Kosova sot e izoluar ndërkombëtarisht, diplomacia e saj ka dështuar

Sot shënohen 17 vite shtet i pavarur nga Kosova, ndërkohë që pritet edhe formimi i qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Lidhur me këtë Ledion Krisafi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare në MCN Informacion u shpreh se Koosva nuk ka asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe prej 4 vitesh nuk ka pasur asnjë njohje.

Ai tha se Kosova sot është e izoluar ndërkombëtarisht, diplomacia e saj ka dështuar dhe vetë Kurti e ka humbur këtë luftë.

Sipas tij Vuçiç është treguar më i zgjuar sa i përket politikës së ndjekur të Kosovës teksa theksoi se qëllimi kryesor i Serbisë është zgjerimi i territorit.

Kosova nuk ka asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe më shumë besoj është faji i Kosovës se faji i perëndimit. Fakti është se Kosova ka nevojë për njohje ndërkombëtare dhe 4 vitet e fundit s’ka pasur asnjë njohje dhe kjo është njëlloj procesi që vetë diplomacia kosovare ka dështuar ta bëjë.

Perëndimi ja dha pavarësinë Kosovës dhe rrugën më tej duhet ta bëjë vetë Kosova dhe tjetra është fakti se Vuçiç përtej çdo gjëje është shumë i zgjuar si po e bënë punën kundrejt Kosovës, dialogun e ka kthyer në çështje parësore për Serbinë, ndërkohë që dialogu ka nisur për targa.

Vetë Kosova s’ka bërë aq sa duhet për të promovuar veten dhe Serbia ka bërë pjesën e saj duke qenë dhe shtet i konsoliduar dhe shumica e vendeve afrikane njohin Serbinë dhe jo Kosovën, por perëndimi ka ndryshuar nuk është më ai i ’99. Kurti në vend që të ulet me vendet që kanë ofruar draftin i ka kundërshtuar ata, ka gati dy vjet që se ka takuar kush më shumë takojnë Vjosa Osmanin.

Sa i përket fitores së tij në zgjedhjet parlamentare Krisafi tha se fitorja e tij ka ardhur më teëpr për shkak se ka munguar alternativa dhe jo se Kurti ka bërë diçka të jashtëzakonshme.

Ka shumë arsye që ka fituar zgjedhjet Kurti, një prej tyre është për arsye se opozita ka qenë e dobët, karizma në politikë duhet të jetë e mirë dhe dy krerët e opozitës ishin njerëz që nuk frymëzonin në këtë rast dhe Kurti ka humbur më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e parakohshme që u bënë.

Pra kam përshtypjen se më shumë ka qenë mungesa e alternativës fitorja e Kurtit sesa ka bërë ai për të fituar. Sa i përket luftën diplomatike Kurti e ka humbur.

Më tej ai shtoi se SHBA ka një ftohje të konsiderueshme ndaj Kosovës, letra që ka dërguar gjermania, Franca dhe Italia Kosovës ishte një letër ku thelbi ishte që ju s’mund të na bëni ne për budallenj dhe mendoj se diplomacia e Kosovës nuk e ka bërë punën e saj.

Kosova pret që pjesën e diplomacisë t’ja bëjnë shtetet e tjera, ndërkombëtarët sepse janë mësuar që ta bëjnë këto vite SHBA dhe Britania. Serbia e bënë më mirë diplomacinë, por dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj sepse tani është shtet i pavarur.

Kurti katër vitet e fundit është përqendruar brenda Kosovës dhe ka harruar pjesën jashtë, por Kosova ka nevojë dhe për jashtë. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme por një situatë e tillë nuk i bënë mirë sepse ka nevojë për investime. Diplomacia e Kosovës mund të kishte bërë shumë më shumë. Sa i përket asosacionit mendoj se është i tepërt.

Mendoj se dhe Rama ka pasur të drejtë para ca kohësh kur i ka thënë Kosovës që të bëjë pjesën e saj për të ecur përpara. Kjo që ka bërë qeveria e Kosovës vitet e fundit duket sikur presin Serbinë që të bëjë hapin e para.

Sa i përket tërheqjes së njohjeve është një koncept që nuk ndodh, ato shtete që e kanë shnjohur janë disa shtete që nuk kanë institucionet e fundit dhe ka qenë ndikimi serb dhe mbi të gjitha ai rus, por shnjohja nuk njihet si koncept. Qëllimi i Serbisë ishte të priste imazhin e Kosovës dhe qëllimi i vetëm i saj është shkëmbimi i territoreve.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top