Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, ndërkohë që Xoxa dyshohet edhe për “Mosdeklarim të pasurisë”.
Sipas gazetares Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, hetimi ka nxjerrë në dritë një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, ku dhjetëra kompani të lidhura me Ajola Xoxën kanë përfituar drejtpërdrejtë paratë e bashkisë së Tiranës.
Ky është vetëm një aspekt i hetimeve që po zhvillohen, duke pohuar se ky proces korrupsioni është i gjerë dhe i thellë. Janë identifikuar dhjetra raste, shoqata dhe kompani që kanë përfituar para nga bashkia e Tiranës në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Disa prej këtyre parave janë kaluar përmes një organizate të krijuar nga bashkia, Kongresi Rinor, e cila menaxhon fonde, por pa kaluar ato përmes Thesarit të Shtetit dhe duke anashkaluar rregullat e Prokurimit Publik. Këto fonde janë dhënë për organizata dhe kompani të lidhura me Ajola Xoxën, si "Harbel", "Dyla Eventus" dhe "Probulus".
Janë me dhjetëra kompani që kanë marrë drejtpërdrejtë paratë e bashkisë dhe kjo është një shkelje flagrante e rregullave dhe një përpjekje për të pastruar paratë e paligjshme.
0 Comments: