MC Networking

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje kryeson në rezultatet paraprake/ Probleme me faqen e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njofton se deri më tani janë numëruar 23.65% e votave.

KQZ njofton se Vetëvendosje ka marrë deri më tani 55.77% të votave duke qenë në epërsi të ndjeshme ndaj rivalëve të saj.

PDK rezulton me 23.39% të votave.

LDK me 8.99% të votave

AAK-Nisma me partnerët rezultojnë me 5%

Lista Serbe rezultojnë me 1.15%

Koalicioni për Familje rezulton me 1.09%

KQZ njoftoi në orët e vona të mbrëmjes se faqja ku publikohen rezultatet ka hasur bllokime dhe për këtë arsye të dhënat do mblidhen nga terreni para se të pasqyrohen në platformë.

KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë.

Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë.

KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi mbrëmjen e së dielës shifrat e pjesëmarrësve në votime gjatë ditës së sotme.

KQZ njoftoi se kanë votuar 40.04% e zgjedhësve ose 789 172 qytetarë.

Në total nga regjistri i zgjedhësve me të drejtë vote rezultojnë 1.970.944 qytetarë.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma dhe partnerët e tjerë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top