MC Networking

10 vjet burg burrit dhunues, Lala: Bedrie Loka i dha fund jetës se nuk duronte dot më, fëmijët që la pas kanë nevojë për trajtim psikologjik

Në janar të vitit të kaluar, Bedrie Loka, 41-vjeçare, piu fostoksinë në shtëpinë e saj në Sukth të Durrësit dhe humbi jetën më pas në spital. Ngjarja në atë kohë tronditi opinionin, ndërsa sot gjykata ka dënuar me 10 vjet burg të shoqin për shkaktim të vetëvrasjes. Gazetarja Klodiana Lala solli detaje të reja mbi ngjarjen përmes dëshmive të fëmijëve dhe kërkoi që ndaj fëmijëve të çiftit Loka të tregohet kujdes i veçantë, pasi babai i tyre i ka dhunuar sistematikisht.

Nuk ishte shkak TikToku, por dhuna barbare e ushtruar ndaj saj nga bashkëshortit. Dëshmitë e fëmijëve janë tronditës. Njëri nga fëmijët thotë se babai më ka rrahur aq shumë me rripin e pantallonave sa më ka lënë njolla ditë të tëra në trup me tokëzën. Kishte krijuar një burg brenda shtëpisë së vet. E kërcënonte. Ka një bisedë të gruas me vajzën pak para se të ndërronte jetë. Ajo i thotë të bijës e bëra këtë sepse nuk durova dot më. Ata fëmijë kanë sot nënën në varr dhe babain në burg, por edhe me trauma për shkak të dhunës barbare brenda dyerve të shtëpisë. Dy prej fëmijëve janë ende të mitur dhe kanë nevojë emergjente për t’u rehabilituar. Dëshmitë e tyre tregojnë për një traumë të tmerrshme. Ngjarje të tilla nuk marrin vëmendje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top