Gazetari dhe autori i emisionit “Fokus” në MCN, Robert Papa, deklaron se nuk ndodh kurrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrë nën pronësi Gazën.
Ai shprehet se Trump nxit një alternative ndryshe dhe se rajoni ka shumë urrejtje.
Ato që tha Trump, janë idetë e Kushnerit. Trump ka habitur edhe shefen e kabinetit me deklaratën se Amerika do marrë në kontroll Gazën dhe do largojë palestinezët.
A ka gjasa të ndodhë? Jo! As për 100 vjet. Por Trump ka hedhur një granatë tjetër. Thinking out the box.
A ka të drejtë? Të kërkosh rezultat ndryshe, duke bërë të njëjtët gjë, është idiotësi. Gaza është shkatërruar.
70% të godinave janë rrafshuar nga Netanjahu, që rrinte si statujë kur Trump, nuk mohoi as përfshirjen e trupave ushtarake.
As kjo nuk ndodh se Hamasi do gëzohej të vriste ushtarët amerikanë. Trump, vetën se po nxit një diskutim alternativ.
Do duhen 350 vjet që të rindërtohet Gaza, nëse nuk ndërhyn SHBA, ose Arabia Saudite.
Trump ka kërkuar nga Arabia Saudite të investojnë për ta kthyer gazën në Majamin e Lindjes, duke ndërtuar qiejgërvishtës, hotele dhe resorte, çka do të krijonte me mijëra vende pune për palestinezët, por ata duhet të largohen diku dhe Gaza duhet niveluar.
Nuk ka pse ta bëjë SHBA. Përgjegjësia e pastrimit i takon Izraelit, ata që e shkatërruan dhe vranë 47 mijë vetë.
Gaza ka një shans të ndryshojë thellësisht, por ajo që thotë Trump nuk ka gjasa të ngjasë. Dy shtete, nuk ka gjasa gjithashtu.
Sepse, aty është vetëm një shtet, Izraeli dhe Autoriteti palestinez, është fiktiv, sureal. Arafati vodhi miliona dollarë dhe gruaja e tij i shpenzon sot në Paris.
A hodhi këtë grant Trump, të heqë vëmendjen nga spastrimet në FBI, CIA dhe zhdukjen e USAID apo mbylljen e Departamentit të Arsimit?! Ka shumë mundësi.
USAID ka vdekur. Miliarda për zagarët e Soros kudo në glob, por presidenti nuk e ka fuqinë ta mbyllë këtë agjenci të papërgjegjshme, kongresi e ka. Por Presidenti e bën jo funksionale.
10 mijë vetë në një Agjenci? Tmerr! 14 milionë dollarë për abortin ne Zimbabve dhe 1 milion në Taxhikistan, por 35 milionë dollarë në vit për dy gratë e Edvinit?
Për Arben Malajt dhe gazetari imagjinare? 18 milionë dollarë për median e majtë Politiko? Nju Jork Tajms dhe BBC kanë marrë fonde nga USAID.
400 gazetarë janë paguar nga CIA, gjithashtu. 2 milionë për ndryshim seksi ne Guatemalë.
43 milionë dollarë me gas station në Afganistan ku nuk ka klientë.
Prokuroria e Përgjithshme duhet dhe do fillojë hetimet. Dikush duhet të shkojë pas dyerve të burgut. Vetëm vjet 40 miliardë dollarë. 6 milionë dollarë për burra që bëjnë seks me burra nga Afrika e Jugut.
8 milionë në Sri Lanka për gazetarët, për transgjinorët. 122 milionë dollarë janë dhënë për terroristet e Afganistanit.
Ajo fytyra e pështirë e Aleks Soros, duke dhënë vete 100 milionë dollarë për fushatë ka përfituar miliarda për celulat e tij anti-humane, anti-pernëdimore.
Nëse demokratët do vazhdojnë të qajnë për mbylljen e USAID, nuk kanë për të fituar për dekada as senatin e as kongresin.
0 Comments: