MC Networking

Sefa: Çmimet në Shqipëri më të lartat në rajon, të ardhura të ulëta. Gjysma e buxhetit për ushqim dhe strehim

Eksperti i financave Ergis Sefa, raportin e Bankës Botërore ku të ardhurat për frymë ishin 8.575 dollarë në 2023 dhe të ardhurat ditore për një person ishin 23.5 dollarë, e sheh si shqetësues.

Duke folur për emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se matja e vlerës mesatare harron dy ekstremet, të atij që fitojnë shumë dhe atij që fiton më pak.

Sipas tij, ata që fitojnë pak janë shumë më shumë se ata që fitojnë shumë dhe shtoi se çmimet në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit janë më të larta, ndërkohë që të ardhurat janë më të ulëta.

Rëndësi ka jo sa merr ti si numër, 23 apo 25 dollarë, por çfarë blen me atë shumë.

Nuk ka dyshim që çmimet në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit janë pak më të larta, ndërkohë që të ardhurat tona janë pak më të ulëta.

Kjo bën që një qytetar shqiptar të mos kryejë të njëjtin aktivitet financiar si vendet e Bashkimit Europian.

Është e vërtetë që në Shqipëri po krijohet një shtresë me të ardhura shumë të larta, por kjo shtresë është vetëm 10%.

Në Tiranë çmimet janë disa herë më të larta.

Ajo që bie në sy në të gjithë pjesën e Republikës, është se ne shpenzojmë gjysmën e buxhetit tonë për ushqim, strehim, ku nuk përfshihen pijet alkoolike dhe pa përfshirë veshmbathjet.

Për Tiranën shpenzimet për një familje shkojnë 1100 euro mesatarisht. Pa diskutim jashtë Tiranës kostot bien.

Tirana është qyteti me shpenzimet më të larta dhe Kukësi me shpenzimet më të ulëta. Imagjino të kesh fëmijë.

Kjo bën që shumica e prindërve të kufizohen në shpenzim. Duke u kufizuar në shpenzim, biznesi do të tkurret. Ne kemi problem me shpërndarjen.

Para në Shqipëri ka, problemi është se ku shkojnë. Por me çfarë po duket nuk po shkojnë te shumica e familjeve.

Ka të bëjë me klimën e biznesit në përgjithësi, me rregullat e tregut. A është tregu i lirë dhe i ndershëm, a jep tregu mundësi të barabartë për të gjithë.

Nuk është çështja për të mbijetuar, por për të pasur një jetë dinjitoze vetë, pa mbështetjen e dikujt tjetër.

Unë besoj se politika të caktuara kanë nisur të bëhen. Nuk është efekti që do donim të ishte.

Ka shumë gjëra që duhet të ishin bërë më shumë.

Në aspektin makro jemi mirë, por jo në atë mikro.

Duhet të mendojmë më shumë për ekonominë familjare dhe individuale dhe për këtë duhen politika të mira.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top