MC Networking

Ndërroi jetë pasi u hodh nga lartësia/ Duka: Infermierja 28-vjeçare vuante nga depresioni (VIDEO)

Gazetarja Entela Duka në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV dha detaje mbi 28-vjeçaren që u hodh nga kati i pestë i një pallati në Elbasan, duke humbur për pasojë jetën.

E reja dyshohet se vuante nga depresioni, çka mund të jetë bërë shkak për aktin e rëndë të vetflijimit.

Po ashtu mësohet se ajo punonte si infermiere në Spitalin e Elbasanit dhe ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. 

Është hedhur nga kati i 5-të duke humbur jetën në vendngjarje. Një lajm i trishtë edhe për faktin që kishte një fëmijë 2 vjeç, ndërkohë që punonte edhe si infermiere. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 28-vjeçarja prej kohësh vuante nga depresioni dhe ky mendohet të jetë shkaku kryesor përse 28-vjeçarja e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetfilijimit. Çifti bashkë me fëmijën jetonin në një banesë me qira. Fqinjët dhe të afërmit shprehen të tronditur në lidhje me rastin”.
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top