Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se angazhimi i Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste drejt votës së diasporës, vjen për shkak se është një votë e lirë dhe se është e vështirë që ta kanalizosh.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Partia Socialiste ka strukturë jo vetëm njerëzit e vetë por edhe një pjesë të sistemit diplomatik që mund ta përdorë dhe fakti që dhe në të kaluarën stafet diplomatike janë mbushur gjithmonë me personel politik, e bën të mundur.
Ndërsa Partia Demokratike shtoi ai, ka pasur struktura dhe lidhje se janë parti të mëdha dhe po bëj gjithë veprimet e veta për të maksimalizuar votën e diasporës.
Vota e diasporës është votë e lirë dhe është vështirë që ta kanalizosh. Janë njerëz që e shohin më me gjakftohtësi problemin, e shohin nga larg.
Shumica janë që këtu të ndodhë një ndryshim, kjo është arsyeja dhe momenti, është arsyeja kryesore që dhe PS dhe PD janë fokusuar fort për të aktivizuar sa më shumë njerëz që i kanë votues të vetë në diasporë.
Unë besoj se një pjesë e mirë e diasporës do të votojnë partitë që mund të sjellin ndryshim.
Në vijim Elezi tha se çështja e listave të hapura është problem që në vitin 2021 dhe se ata që duan një garë reale, duan që t’i përplasin njerëzit kokë më kokë dhe se është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë dhe një garë shumë reale.
Të miratosh një sistem listash të mbyllura, ku 1/3 e deputetëve janë pjesë e listës së mbyllur, kjo është dakordësi e pastër dhe tradhti nga ana parimore e PD.
Se gjithë sa është thënë nga Rithemelimi, është se do ketë garë dhe nuk ka se si këtë të mos e pasqyrosh në Kodin Zgjedhor.
Këta kanë tradhtuar vetveten dhe i kanë dhënë një armë të fortë Edi Ramës në dorë.
Grupimet e kanë shumë të vështirë që në Tiranë të kalojnë 12 deputetë dhe për këtë arsye gjejnë artifica.
Iu dha avantazh Edi Ramës dhe jam çuditur kur mësova se propozimin e bëri Partia Demokratike.
Ky është akt tradhtie, se ti e shet ndeshjen pa u futur në garë.
Fakti që këta merren vesh për gjëra të tilla tregon se debatet publike dhe përplasjet mes tyre nuk i kanë reale.
Partia Socialiste me trysninë që i bën SPAK dhe fakti që Partia Demokratike dhe konkretisht Berisha e quan strukturë kriminale, tregon se ka një aleancë.
Sa i takon programit të partive politike, Elezi e sheh si instrument mashtrues në zgjedhje dhe shton se për këtë arsye nuk i kushtohet rëndësi.
Në këtë linjë deklaroi se në këto zgjedhje nuk do të ndikojë programi, por profili i politikanit.
0 Comments: