MC Networking

Soko: Vota e diasporës vështirë të manipulohet, shqetësuese që emigrantët s’mund të votojnë (VIDEO)

Vota e diasporës ka qenë temë diskutimi nga Pano Soko nga Nisma Thurje në ‘MCN Live’ për të cilën u shpreh se ajo nuk e sheh të mundur manipulimin e saj.

Ai tha se shqetësuese për të mbetet që shqiptarët jashtë vendit nuk mund atë votojnë pasi numri aktual është shumë i ulët dhe se ky ligj duhet të ishte votuar shumë më herët në mënyrë që të gjitha problematikat të zgjidheshin.

Sipas tij vonesa me miratimin e këtij ligji është bërë enkas, janë mekanizma për ta vështirësuar votën e diasporës dhe për ta atemuar atë më pas.

Nuk ka si të ndodhë ndarja e territoreve për votën e diasporës se njerëzit nuk janë thasë, terreni është për të gjithë.

Aksesin te vota e diasporës e kemi të gjithë shyqyr, kështu që këta mund të bien dakord me njeri-tjetrin, por vota e diasporës ka një parim, moral brenda, diaspora është një gjendje sepse ata pse kanë ikur nga vendi, nuk është e lehtë të ikësh nga vendi dhe të lësh gjithçka pas, aty ku kanë vajtur nuk i kanë gjetur gati, dhe kanë ikur se kanë menduar se në këtë vend nuk ka më shpresë dhe të gjitha këto çdo emigrantë i diasporës i merr me vete kur shkon të votojë.

PS dhe PD nëse mendon se emigrantët janë thasë mielli dhe ti ndajnë mes tyre nuk e shoh të mundur, madje e shoh të vështiorë që diaspora të manipulohet. Pak më tepër se ne të tjerët që këtu kemi problemet me vendet e punës, ata kanë më tepër dinjitet se ne kur shkojnë të votojnë.

Ne duhet të bëjmë thirrje që sa më shumë votues të diasporës të votojnë sepse 1.6 mln nuk janë shumë. Ata që nuk votojnë dot është luajtur një lojë e pistë sepse ai ligji që ranë dakord në fund të korrikut duhet të ishte miratuar një vit e gjysmë më parë por e lanë për të gjetur më shumë probleme për të thënë pastaj që nuk funksionoi procesi.

Nëse do kishe kohë do ishe miratuar ligjin më parë do e kishim zgjedhur më parë, por janë mekanizma për ta vështirësuar votën e diasporës dhe për ta atemuar atë më pas.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top