Deputetja Flutura Açka në një ldhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar për votën e diasporës për të cilën u shpreh se është e domosdoshme për të qenë evidente.
Ajo tha se shqetësuese mbetet votimi i menjëhershëm i kodit pa konsultë me diasporën, teksa ngre dyshime se kjo votë do të manipulohet.
Sipas saj partitë janë duke ndarë territoret në Gjermani për të deformuar këtë votë ku kryetarët e bashkive kanë lënë punën duke bërë fushatë në diasporë.
Duhet të biem dakord që diaspora, vota e saj ka nevojë të jetë evidente në verdiktin e zgjedhjeve parlamentare. Si vendim është i mirë dhe i drejtë që diaspora jep vullnetin e saj, por druaj se votimi i nxituar, votimi i menjëhershëm i kodit zgjedhor i pa konsultuar me elementë të diasporës, veçanërisht votimi me postë ka filluar të sjellë shqetësimet e para.
Duke qenë se Shqipëria është në një stad tjetër, komunikon online, më duket e paktë dhe dyshoj te votimi me postë sepse duam apo jo, dhe presioni i madh mbi diasporën javën e fundit kam frikë se do e deformojnë këtë vullnet kaq të pritshëm për shqiptarët.
Më tej ajo shtoi se padyshim që vota e diasporës është e domosdoshme dhe pse kam dyshimet për postën sepse kam indicie dhe të dhëna që grupe të caktuara po e deformojnë këtë vullnet.
Do ketë votime në masë dhe grup se cila do jetë votë për opozitën dhe maxhorancën, të paktën fals për këtu në Gjermani, po ndahen territoret në mënyrë që të deformojnë vullnetin e diasporës. Druaj shumë se vota me postë përveç shumë e kushtueshme nuk do japë realitetin.
Nga të dhënat e mia opozita dhe maxhoranca duket sikur janë bërë bashkë dhe po i ndajnë emigrantët duke ndarë territoret.
Duhet të pranojmë realitetin e këtyre zgjedhjeve parlamentare, mundtë jetë në formën e aleancave, partive të reja, dhe duke parë këtë presion që vjen nga partitë e reja, ndoshta partitë mëmë mendojnë ta izolojnë, dhe në prapavijë kjo mund të jetë një bashkëpunim. Ne do shohim sepse vota e diasporës do tregojë se çfarë po ndodh.
Ndërsa sa i takon hetimeve të SPAK për krimet krimin zgjedhore, Açka shprehet se ky institucion duhet të hetojë abuzimet që po bëhen, por e shoh me skepticizëm hyrjen e spak në çdo fshat të Shqipërisë.
Mund të jetë, s’kam arsye të dyshoj thellësisht në gjërat por kam frikën time, por si do shkojë SPAK te kutia, në një fshat të thellë në Gramsh për shembull, te numërimi se ai është thelbësori.
Nuk e di si do vejë SPAK në këtë gjë, por ne si opozitë jemi ankuar se na janë vjedhur votat dhe na janë dëmtuar dhe kanë ndodhur gjatë numërimit, ka shumë vend për të hetuar SPAK abuzimet.
0 Comments: