MC Networking

Zgjedhjet parlamentare/ Celibashi: Kuvendi të miratojë sa më parë buxhetin për partitë politike

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për media, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe votën e diasporës.

Ai bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin për fushatën zgjedhore.

I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje.

Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar.

Lidhur me procesin e aplikimit për votën e diasporës, kreu i KQZ-së, u shpreh se Italia, Greqia dhe Gjermania janë shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve në ditë.

Data dy shkurt data me numrin më të lartë të aplikimevë me 9774 aplikime në ditë.  Përgjithësisht në ditën e dielë është numri më i madh i aplikimeve, ndërsa dita me më pak aplikime është 14 janari, me 3588 aplikime.

Dhe përgjithësisht dita e martë është dita me numër më të vogël të aplikimeve. Shtete me numrin më të lartë të aplikimeve janë Italia, Greqia, Gjermani, respektivisht me 37 %, 27% dhe 11.9%.

Po kështu këto janë tre shtetet me numrin më të madh të miratimeve. 33.4% e totalit të zgjedhësve të cilëve u është miratuar kërkesa nga Italia, 22% nga Greqia, dhe 12.6% nga Gjermani.

Në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars kemi listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë.

Celibashi u shpreh se më 24 Mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe menjëherë do të fillohet me përgatitjet, do bëhet printimi i fletës së votimit që do vijë me kutinë e votimit dhe informacionet tjera zgjedhor për votuesit jashtë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top