MC Networking

Krim në familje, babai vret të birin me thikë te 'Kodra e Priftit'

Një krim i rëndë në familje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet ku babai ka vrarë me thikë djalin e tij në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, ku shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç.

Si pasojë e goditjes 37 vjeçari ka humbur jetën në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit  në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje si dhe zbulimin e shkaqeve që e kanë detyruar të moshuarin të vrasë të birin.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top