Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Lushnjës, ku një 6 vjeçar ka humbur jetën, pasi prej disa ditësh ishte duke marrë disa mjekime për shkak se ishte me virozë.
Siç bën të ditur korrespondentja e MCN nga Lushnja, Evi Gjini, fëmija kishte shkuar në spital nga qendra shëndetësore Divjakë, i shoqëruar nga gjyshi, pasi prindërit i kishte të divorcuar dhe nuk kanë treguar përgjegjësi.
Prokuroria e Lushnjës, ka nisur hetimet fillimisht për mënyrën e trajtimit dhe mos përgjegjësinë e treguar nga prindërit e divorcuar.
Fëmija i moshës 6 vjeç ka ardhur në spitalin e Lushnjës rreth orës 14 të ditës së djeshme me autoambulancë nga qendra shëndetësore Divjakë.
Sipas informacioneve të marra nga drejtori i spitalit fëmija kishte rreth gjashtë ditë që mjekohesh në kushte e shtëpisë ku për të kujdesej gjyshi, pasi prindërit i kishte të divorcuar dhe nuk kanë treguar përgjegjësi.
Duke parë gjendjen e rënduar të fëmijës është dërguar në QSH. Divjakë dhe më pas në spitalin e Lushnjës.
Menjëherë nga stafi i mjekëve të pediatrisë është ndjekur protokolli ligjor mjekësore ku janë bërë të gjitha analizat dhe procedurat ligjore.
Sipas drejtorisë së Spitalit, fëmija vuante nga bronkoplomonia bilaterale. Duke parë gjendjen e rënduar të fëmijës, stafi i mjekëve vendosin ta dërgojnë fëmijën për mjekim të specializuara drejt Tiranës, por fëmija ka humbur jetën sapo ka hipur në autoambulancë.
Sipas mjekëve, fëmija ka humbur jetën nga arresti kardiak si pasojë e sëmundjes së mëparshme.
Ndërsa behet me dije se edhe nga policia e Lushnjës janë kryer procedurat dhe i janë dërguar Prokurorisë për të vlerësuar rastin e vdekjes se fëmijës 6 vjeçar.
Mësohet se në momentin kur mjekët kanë thirrur për dëshmi të dy prindërit, i ati ka deklaruar se nuk do të ja dijë për fëmiun, pasi është i divorcuar, teksa edhe mami i 6-vjeçarit ishte martuar sërish dhe nuk jetonte me fëmijën.
Me këtë rast nëse gjyshi do ta kishte dërguar më kohë për kurim, jo ë kushte shtëpie, nuk do të flisnim për këtë rast tragjik.
0 Comments: