Avokati Rezart Kthupi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se pjesa më e madhe e deputetëve do të dalin nga listat e mbyllura.
Me ndryshimet e reja, Kthupi thotë se me gjasë qytetarët nuk do të kenë mundësi t’i njohin as si emra të zgjedhurit.
Do të kemi një parlament thellësisht të mbyllur, me deputetë të zgjedhur nga listat e mbyllura dhe shumë pak të zgjedhur nga listat e hapura.
Nuk është se ka përfitues apo humbës. Humbësit nëse do e marrim në këtë këndvështrim janë qytetarët. Në 2021 kur u aplikua për herë të parë pjesërisht çështja e listave të hapura të drejtën për të përzgjedhur deputetin e tyre e kanë ushtruar 1 milionë e 380 shqiptarë. Më shumë se 80% e votuesve shkuan dhe ushtruan të drejtën e tyre për të përzgjedhur deputetin. Dhanë një votë preferenciale. Kjo ishte për tërësinë e listës, për 162kandidatë që ishin në garë, qytetari kishte të drejtën të votonte për një nga kandidatët. Në rastin konkret këtë mundësi nuk do ta kenë më në këtë formë, do ta kenë vetëm pjesërisht.
Nëse 2021 kishin mundësi të ndikonin në rezultat, në 2025 këtë mundësi do ta kenë për ¼ ose 1/5 e listës.
Pjesa dërrmuese e deputetëve do të dalë nga lista e mbyllur. Qytetarët që jo vetëm nuk do të kenë mundësi t’i votojnë, por me gjasë nuk do të kenë mundësi t’i njohin si emra, do të jetë pjesë e një liste që nuk referohet asgjëkund veç KQZ-së.
Besoj që do të ndërhyhet. Palët e kanë aftësinë për të gjetur dakordësnë. Do bëjnë sikur po bëjnë një dhuratë, apo një afrim afati për votën e diasporën, diçka që është në interes të publikut. Një nga gjërat qo kalojë bashkë me të është dhe numërimi i votës së diasporës. Nëse me rregullim aktual vota e diasporës do të numërohej nga personeli i administrativ i KQZ, do të bëjmë dhe këtu një hap pas dhe do të shkojmë në një votë diaspore që do të numërohet nga numëruesit e partive politike.
Vota e diasporës do të shpërndahet në të gjitha qarqet ku ata kanë rezidencën fillestare.
0 Comments: