MC Networking

Fshati Perondi i lënë në “baltë”, thirrja e banorëve për të ndërhyrë (VIDEO)

Fshati Perondi i cili është thuajse ngjitur me Kuçovën dallimin e vetëm që ka prej saj është mungesa e investimeve, pasi rruga shkon deri ku fillon fshati me asfalt dhe më tej balta shkon deri në gju.

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV u ndal në këtë fshat ku banorët ankohen për mungesë rruge dhe problemin me kanmalizimet e ujërave të zeza.

Fibank

Ata i bëjnë thirrje Kryeministrit që t’i kthejë sytë drejt tyre dhe të mos i lërë mes baltës si të ishin bagëti.

Një banor shprehet se kanalet nuk pastrohen duke iu përmbytur tokën, ndonëse është taksapagues i rregullt.

Problem është kanali një dhe rruga. Kemi shkuar 4-5 herë në bashki, na ka dalë nënkryetari dhe na thotë do ta bëjmë, me fjalë të bukura dhe shpresë se do vijnë, si përfundim na ka zhgënjyer.

Premtimi ishte që vjet në këto kohë do ishte bërë. Kërkojmë vetëm çakull i cili është me gurore me bollëk.

Nuk duam asfalt, po të paktën çakull që të kalojnë fëmijët se ose i mbajmë në shtëpi, ose i nisim me çizme.

Te kjo rrugë preken mbi 15 familje. Nuk ndriçim, pastrim, kanalizim. Ujërat e zeza janë problem më vete.

Kanali është me rregullore duhet pastruar një herë në katër vjet. Herën e fundit që u pastrua kishte 8 vjet pa ndërhyrë, i bëmë presion dhe erdhën në zgjedhjet e 2021.

Problem janë dhe shtëpitë në fushë, ujërat e zeza banorët i mbledhin në gropa individuale septike të cilat kur bie shi mbushen dhe dalin në sipërfaqe.

Të ndërhyjë bashkia dhe ti mbledhë këto ujëra të zeza. Perondia ishte me 6000 banorë në ‘90-ën, tani ka apo s’ka 600 banorë.

Ka ikur 90% e fshatit, prej problemeve bazike jetësore. Problem tjetër është se kur bie shi na ikin dritat. Kur bie shi përmbytemi nga kanali.

Rruga dhe ndriçimi janë për turp të zotit. Nuk ke ku kalon në rrugë, nuk del dot pa çizme. I them Ramës na ke lënë në baltë si bagëtitë.

Kryeministri ta njohë pak më mirë shqiptarin dhe shqiptarizmin. Është larguar shumë nga shqiptari.

Një tjetër banore ankohet për mungesën e subvensioneve nga shteti. Ndërsa për problematikën e rrugës shprehet se ishte sëmurë dhe nuk kishte me çfarë të shkonte në spital pasi nuk futej makina.

“Drejtuesit vendorë sillen në mënyrë barbare. Administrata është bërë shumë arrogante, nuk duan t’ia dinë se kush proteston”, thotë një tjetër banor.

Rruga duhet të bëhet. Nuk ka as çakull asgjë. Se ka filluar teoria që po u ankove disa herë të fusin te ajo kategori he se ky budalla është atë punë ka.

Kuçova dhe fshati Perondi nuk kanë ndarje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top