MC Networking

Fatura e vettingut në shkallën e parë, 13 milionë euro në 7 vite/ Paratë u shpenzuan për rroga, qira e aksesorë (VIDEO)

Sa ka kushtuar vettingu në shkallën e parë dhe për 811 vendimet e dhëna prej tij, përfshirë shkarkime nga detyra dhe konfirmime të magjistratëve.

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë të dhënat e transaksioneve nga thesari i shtetit të vëna në dispozicionin nga Open Data Albania, ku rezulton se për vitet 2015-2018 në total KPK Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 236 transaksione.

Fibank

Vlera e tyre është 1.3 miliardë lekë apo 1.3 milion euro. Ndërsa referuar viteve 2019-2024 KPK ka 1424 transaksione me një vlerë totale prej 1.17 miliardë lekë apo afro 11.7 milionë euro.

Mbledhur këto shifra nisur nga 2015 që disponon të dhëna Open Data, ndërsa funksionimin e saj KPK e nisi prej 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese janë në total 13 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit.

Mes këtyre transaksioneve për anëtarët e vetting është paguar nga fatura e telefonit, ujë e kafe dhe deri tek larja e automjetit që ata kanë në dispozicionin.

Po ashtu ka kartolina të personalizuara e deri tek qiratë e ambienteve që ka përdorur KPK përfshi edhe pafat e tyre.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top