Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë vënë në prangat e policisë nga forca e posaçme “Fast Albania”.
Bëhet fjalë për dy pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe një të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.
0 Comments: