Kryeministri Edi Rama për vendimin e marrë për uljen e çmimit të energjisë elektrike, thotë se një gjë e tillë ndodh për herë të parë në 25 vite gjë që tregon se Shqipëria është një vend tjetër.
Në një komunikim për mediat ku shoqërohej nga ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, Rama tha se do të arrihet objektivi i prodhimit të energjisë totale në masën 30% nga burime të tjera përveç ujit, me anë të diellit dhe erës.
Ai deklaroi se Shqipëria është e para në rajon për prodhimin e energjisë nga dielli.
Shqipëria sot 10% të prodhimit të energjisë së saj e ka nga dielli. Në vitet e mira hidrike ne mbulojmë vetëm 75% të nevojave, prandaj nuk jemi sovran akoma në sektor.
Ama sot jemi tre vite larg sovranitetit të plotë energjetik, se 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin e prodhimit hidrik përmes teknologjisë së re të pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri si një projekt inovativ në Devoll dhe Fierzë, do të na bëjnë që të jemi sovran.
Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65% kapacitetin total të prodhimit. Pra jemi të varur nga importi, çmimet e bursave dhe krizat e të tjerëve.
Ndërkohë sot iu themi shqiptarëve me krenari se ia dolëm se ata që shpenzojnë se janë mbi 95% e konsumatorëve deri në fashën 700 kilovat do të kenë ulje të çmimit të energjisë.
Drejt uljes së çmimit shkon pasi kemi më shumë konsum dhe për rrjedhojë më shumë të ardhura.
Me vendimin e sotëm çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të bëhet 8.5 lekë, ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH, 9.5 lekë.
Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh do të mbeten të pandryshuara.
Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare është 9.5 lekë pa TVSH dhe 11.4 lekë me TVSH.
0 Comments: