Gazeta shtetërore ruse "Izvestia" thotë se një nga gazetarët e saj është vrarë në një sulm me dron pranë qytetit të pushtuar nga Rusia të Donetskut në Ukrainën lindore.
Moska ka akuzuar ushtrinë e Ukrainës për targetimin e qëllimshëm të Alexander Martemyanov. Ukraina nuk ka komentuar pretendimet.
"Izvestia" raportoi se një automjet ku ndodhej Martemyanov u godit ndërsa po udhëtonte në një autostradë në një zonë të pushtuar nga Rusia.
Pesë punonjës të tjerë të medias thuhet se u plagosën në të njëjtin sulm.
“Ushtria ukrainase nisi një sulm me dron mbi një makinë civile që mbante korrespondentin e pavarur të Izvestia, Alexander Martemyanov”, raportoi gazeta në kanalin e saj Telegram.
Automjeti po kthehej nga bombardimet në qytetin Gorlivka të kontrolluar nga Rusia kur u godit, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Dy gazetarë të RIA u plagosën në sulm, shtoi agjencia.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti incidentin "vrasje të qëllimshme".
0 Comments: