Dajana Neziri dhe Vasil Frroku janë një çift të cilët u njohën dhe dashuruan në Instagram.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ata treguan emocionet e takimit të parë si dhe takimin e Vasilit pas 8 vitesh me nënën e tij dhe pas 12 vitesh me vëllanë.
Vasili rrëfen se që nga momenti i parë i komunikimit në Instagram asnjëherë nuk ka menduar që do heqë dorë nga Dajana, pasi ishte i bindur në veten e tij.
Dajana tregoi se kanë dy dy vite e gjysmë bashkë, por duke qenë tradicionale, ishte e bindur se e donte burrin shqiptar.
Më shkroi i pari në Instagram, ku më uronte ditëlindjen, por i thashë nuk është ditëlindja ime dhe aty nisi gjithçka.
Më pëlqeu shumë edukata e tij përballë impulsivitetit tim. Shkruam deri në 02.00 të natës me komunikim, më pas i thashë nuk dua të flas më.
Më vriste fakti se në rrjetet sociale po bëhen shumë skandale. E mendoja dhe anën e prindërve, nuk doja t’i lëndoja. E kisha të vështirë të vendosja për njeriun e jetës.
Më shkroi të nesërmen dhe më tha mirëmëngjes, duke më thënë se po mu përgjigje do flasim, po s’mu përgjigje nuk do flas më. Dhe unë iu përgjigja.
Më bëri përshtypje edukata, ishte shumë i edukuar. Deri në 16 shkurt kemi folur ditë e natë me njeri tjetrin dhe kam thënë do jetë një shok i mirë për mua, se më jepte qetësi nga ngarkesa e shkollës.
Një ditë më thotë do takohemi, më ftoi në një lokal shqiptar, një ditë më parë më tha se nuk jam e sigurt që dua të takoj.
Më pëlqeu një fjalë që më tha Vasili, "ne mund të mbetemi shok të dashur ose asgjë". Në takimin e parë isha 0% që do ketë diçka më tepër.
Në takimin e parë përveç pamjes, më bëri përshtypje se vjen me një ID dhe thotë se ne jemi njohur në rrjetet sociale ky jam unë, kjo është familja ime dhe dua të më njohësh me tamam kush jam.
Momenti që më ka fituar zemrën, ka qenë kur më tha se do vinte te shkolla të më takonte.
Për dy orë ma kishte lënë mesazhin seen, dhe ishte ora 08.00 e darkës dhe kur dalë nga shkolla, shoh Vasilin dhe te sedilja e parë kishte blerë diçka për mua.
Aty e kuptova se ky ishte njeriu që kisha dëshiruar. Ne e bëmë fejesën në Amerikë, se Vasili nuk i kishte letrat.
Në prill bëmë celebrimin te bashkia e New York. Në ditën e celebrimit, atë ditë te bashkia e New York më bëri dhe propozimin.
Në 8 tetor kemi bërë dhe fejesën dhe martesën.
Sa i takon tetë viteve distancë me nënën dhe 12 me vëllanë, Vasili tregon si ka ardhur kjo situatë dhe takimin emocionues me nënën.
Jam larguar 17 vjeç nga Shqipëria, kam ndenjur në Itali, jam kthyer në Shqipëri, dhe 8 vite e gjysmë në Amerikë.
Me vëllanë kisha 12 vite pa u parë, se kur isha unë në Shqipëri, ai ishte në emigrim. Mallin ia kam treguar bashkëshortes.
Prisja me padurim të arrija, se patëm probleme dhe me avionin, nuk po na ecte koha fare.
Mami ishte në pritje që në mëngjes, por kemi arritur 6-7 orë me vonesë. Nëna nuk ka folur asnjë fjalë, veç më përqafonte.
Kushërinjtë që kam në Amerikë nuk më kanë lënë të ndihem vetëm. Por mungesa e familjes ndihet.
Nga ana e saj Dajana tregon se si gjithçka e organizuan shumë shpejt për të takuar nënën e Vasilit.
Unë kam 8 vite e gjysmë në Amerikë, e kam familjen pranë, jam mësuar me familjen, kemi ardhur me lotari. Më duket e vështirë një ndarje kaq e madhe.
Vasili e mbante brenda, nuk e shprehte. Kur i takoi Vasili, kam pasur më shumë emocione për Vasilin se sa po i takoja unë për herë të parë.
E ndjeja si të isha larg familjes sime, që nuk e imagjinoj dot kurrë. Ne kishim një festë në Athinë, po pagëzohej një fëmijë.
Nuk e dinim me saktësi nëse do shkonim apo jo. E kemi vendosur shumë shpejt dhe biletat kanë qenë shumë të shtrenjta.
I kemi prerë pa i menduar dy herë, i kemi treguar atyre se nëna e Vasilit është pak e sëmurë, iu kemi treguar.
Dhe vëllai i Vasilit nga Gjermania që kishte 12 vite pa u takuar, preu biletat dhe erdhi.
Ndërsa dy motrat, njëra në Itali dhe tjetra në Greqi, kisha 8 vite e gjysmë pa i takuar.
Në momentin e takimit e ka puthur në ballë nënën dhe i ka thënë “o dada jeme”.
0 Comments: