Gazetari Lorenc Rabeta, shtyrjen për në vitin 2028 ose me tre vjet të ligjit për kompensimin e pronave, e argumenton me mos dhënien rezultat të tij.
Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se po përfundon efekti i ligjit aktual për kompensimin e pronës, pasi nga viti 2015 ekziston një ligj për trajtimin e pronës i cili nuk ka funksionuar.
Rabeta sqaroi se ligji shtrirjen kohore e kishte për 10 vjet dhe jemi fare pranë pragut të përfundimit të efekteve të ligjit.
Sipas tij, ndërkohë nuk janë dhënë pothuajse fare kompensime financiare për ish-pronarët.
Ky ligj nuk dha asnjë rezultat. Brenda 10 vitesh duhet të mbyllte gjithë procesin e kompensimit dhe kthimit të pronës.
Kemi pasur 65 mijë dosje për kthim kompensim para 10 vitesh, kemi po aq dosje që nuk kanë marrë zgjidhje dhe të tjera që janë në gjykata.
Të gjitha këto e kanë detyruar qeverinë që të shtyjë edhe me 10 vite efektin e ligjit për trajtimin e pronës.
Gjithçka ka shkuar keq, u miratua një ligj në 2015 me qëllimin që të përfundonte këtë proces kalimtar.
Por ndodhi një paqartësi e madhe në vitin 2015 qeveria vendosi që prona e këtyre pronarëve të vitit 1945 tua kompensonte pronën me zërin kadastral që këto pasuri kanë pasur në 1945 që nëse ishte kullotë ta kompensonte si kullotë, nëse ishte truall, ta kompensonte për truall.
Qeverisë nuk i leverdiste që këto prona që dikur ishin toka bujqësore ti kompensonte si truall, prandaj krijoi këtë artificë ligjore dhe shkaktoi shumë pakënaqësi.
Vendimet e qeverisë i kompensoi më tej një vendim i Gjykatës së Strasburgut, që tha se do ua ktheni tokën pronarëve në ato zona ku nuk është me ndërtime shtetërore, private subjekt legalizimi, do ua ktheni ish-pronarëve.
Nga ana tjetër edhe nëse flasim për kullota dhe toka bujqësore, nuk do i kompensoni më pak se 10% të vlerës reale.
Vendimi i Strasburgut detyroi Gjykatën Kushtetuese që të rrëzonte dy nene të ligjit të vitit 2015, nenin që bllokonte kthimin fizik aty ku prona ishte bosh dhe që vendoste tavanin jo më pak se 10% e vlerës reale të pronës.
Vija e verdhë e ndërtimeve është zgjeruar shumë pas viteve 1990. A ka sens që një tokë te “21 Dhjetori”, “Ali Demi” apo “Kinostudio” të kompensohet me vlerën e një toke bujqësore?
Formula e vitit 2015, parashikonte që të merrej çmimi më i afërt i tokës bujqësore dhe i binte që këta pronarë të kompensoheshin me vlera qesharake.
Ndaj Gjykata Kushtetuese ndërhyri dhe tha se këta pronarë nuk do të kompensohen më pak se 10% nga vlera reale.
Ligji shtyhet se nga viti 2015 deri në 2025, qeveria ishte zotuar që të kompensonte 26 mijë pronarët që ishin në pritje dhe që janë dhe aktualisht në pritje.
Nga viti 2015 deri tani janë dhënë rreth 80 milionë euro kompensime financiarët për pronarët, ndërkohë që nga qeveria ishte parashikuar që deri në 2025 qeveria të kishte dhënë për pronarët rreth 500 milionë euro.
Në të vërtetë nuk i ka dhënë këto para konkretisht, por është bërë kompensimi me kusht.
Pronarët duhet të nënshkruajnë një deklaratë që unë jam i gatshëm që të heq dorë nga 80% i vlerës financiare, por 20% e dua në moment. Por momenti është në 3-4 vitet e ardhshme.
Një pjesë e pranuan këtë marrëveshje. Disa prej tyre, rreth 328 kanë pranuar të nënshkruajnë këtë deklaratë, duke pranuar menjëherë kompensimin dhe hequr dorë nga 80% e vlerës financiare.
Pra kjo vlerë prej 80 milionë euro, janë dhënë pikërisht për këtë pjesë.
Qeveria detyrohet të shtyjë edhe tre vite të tjerë ligjin, me pretendimin se do i kompensojë financiarisht këta ish-pronarë.
Por ndërkohë nuk janë dhënë pothuajse fare kompensimet financiare për ish-pronarët.
Rabeta shtoi se ligji erdhi si zgjidhje, për shkak të mos gjetjes së marrëveshjeve mes zaptuesve të tokës me pronarët e tokës dhe se gjithçka u bë për të parandaluar një konflikt të madh social.
0 Comments: