MC Networking

Banorët e Sektor Rinia: Rama na hoqi plehrat dhe na solli helmet (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj është ndalur sot në Durrës, në fshatin Sektor Rinia, pasi ngjitur në lagjen “Adriatik” janë vendosur 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme. 

U bënë tre javë dhe askush s’di të thotë çfarë mbetjesh ka në atë rrethim, dhe përse këto mbetje u vendosën vetëm 100 metra larg lagjes së banuar. 

Zylfi Basha, një nga banorët, tha: 

Mbetjet që na i kanë sjellje këtu dhuratë. Sa hoqën mbeturinat, tani çohen dhe na sjellin mbetjet e rrezikshme. Mbetjet e rrezikshme të shkojnë ku e kanë prejardhjen. Këtu nuk është kosh i mbetjeve të rrezikshme. Asnjë informim. Edhe avllinë këtu e kanë vënë brenda natës. Le t’i çojë qeveria aty ku e kanë origjinën jo këtu te ne. Janë 430 familje që janë shpërngulur nga Kukësi dhe janë sjellë këtu. Tokën tonë do ta bëjnë port, është porti më i madh në Ballkan”. 

Prokuroria duhet të vërë dorë, në bazë të analizave çfarë distance duhet të kemi ne me këto mbetje”, u shpreh një tjetër banor. 
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top