FactCheck udhëtoi drejt Vaqarrit, nga ku sjell pamje të mjediseve të brendshme të burgut të mbyllur në vitin 2019. Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj, shpjegoi për FactCheck mënyrën si ka funksionuar burgu, i cili pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit në vitet e ardhshme.
Sufaj rrëfeu historikun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ubë burgu i parë pas kampeve të punës së detyrueshme.
Në masterplanin e vitit 2030 është parashikuar rinovimi i këtij institucioni. Do të ishte më mirë të kishim universitete dhe shkolla. Burgu është fenomen universal dhe nuk besoj që do të ketë ndonjë kohë që të mos ketë shteti institucionet e veta të sigurisë.
Godina e shërbimit të informacionit, godinat e administratës. Ky institucion është hapur në vitin 1999. Ky është burgu i parë i rikonstruktuar në periudhën e pluralizmit.
Kapaciteti ka qenë 160 vende. Mbi bazën e standardeve që kanë parashikuar konventat. Që nga 2019, ky burg është i mbyllur, sepse ka qenë paraburgim.
Sipërfaqja e një dhome 8 metër katror. Në katin e dytë ka më shumë dhoma. Këtu përballë kemi pasur një mensë.
Ka pasur dy ngjarje gjatë gjithë historisë së vet. Në vitin 2017 ka pasur një atentat nga shpati matanë, për larje hesapesh. U qëllua dikush tjetër dhe u plagos.
Një i burgosur i dënuar me 24 vjet tentoi të arratisej duke u hedhur nga muri. E kapën pas gjysmë ore.
Ideale do të ishte të rikonstruktohej. Është afër me Tiranën. Mund të përdoret edhe si burg i hapur. Ka transport publik dhe pozicion të përshtatshëm.
Sipërfaqja e tij është rreth 3 hektarë. Për kapacitetin që ka është goxha e madhe si sipërfaqe. Kemi ofiçinën ku mirëmbahen makinat e Drejtorisë së Burgjeve. Kjo ka qenë shumë funksionale. Kjo është për mua gjëja më e rëndësishme që do të bëjë sistemi i burgjeve. Një ulje kostosh mund të jetë burgu i hapur. Të burgosurit mund të dalin të punojnë. Marrja e tokave bujqësore në përdorim, mund të kesh një mundësi pularie.
Burgu ka bibliotekë.
0 Comments: