Juristi Jordan Daci mendon se legjislacioni i burgjeve në kohën e Ahmet Zogut ka qenë disa herë më i mirë sa ai i kohës së sotme.
Duke folur në emisionin “Fact Check” të gazetarit Arsen Rusta, Daci thotë se legjislacioni i kohës së Zogut ka qenë i saktë dhe i përmbledhur, ndryshe nga ai i sotmi që humbet në volum.
“Legjislacioni Zogut ka qenë disa herë më i mirë se legjislacioni jonë edhe shquhet për një saktësi dhe përmbledhje. Legjislacioni i sotëm shquhet nga një volum që humbet dhe ai që është njohës shumë i mirë. Cilësia e legjislacionit sot nuk krahasohet me cilësinë dhe kujdesin e kohës së Zogut. Kanë një shqipe të pastër dhe e kanë me merak të jashtëzakonshëm pastërtinë e gjuhës dhe kaligrafia e kohës është një mrekulli që nuk mendoj se do jemi në gjendje ta rikthejmë”.
Ai tha se sot ka nevojë për humanizim të sistemit, ku të synohet që njerëzit të jenë në liri dhe jo paraburgim gjatë hetimeve, çka kursen edhe para nga buxheti i shtetit.
0 Comments: