MC Networking

Punësimi i të huajve/ Stefa: Ka kërkesë në rritje. Gjona: Nga 2019-2023 janë lëshuar 25 mijë viza pune (VIDEO)

Javën që shkoi biseduam për trendin në rritje të kërkesave të shqiptarëve për punësim në Gjermani, ndërsa sot do të flasim për kërkesat e biznesit për punonjës të huaj.

Lidhur me këtë temë Daria Stefa, drejtoreshë e agjencisë Tik Group, u shpreh se ka një kërkesë në rritje të të huajve në Shqipëri ndërsa theksoi se turizmi dhe ndërtimi janë sektorët më shumë të interesuar për këta punonjës.

Ajo tha se së fundmi kanë nisur interesimet dhe për dado, por sipas saj huk ëhstë e lehtë të të rekrutosh staf nga jashtë.

Kërkesat vijnë në rritje të huajt po drejtohen çdo ditë e më shumë për punësim në Shqipëri. kur them të huaj e kam fjalën për shtetas të Azisë kryesisht. Nuk është vetëm çështja e nevojës, por dhe jetëgjatësisë së punonjësve, turizmi është më i prekuri dhe pas tij vjen ndërtimi. Bizneset e kanë të vështirë të kenë një punëtorë jetëgjatë.

Të huajt japin garanci për një vit të paktën punë, ndërsa shqiptarët nëse marrin një opsion më të mirë për një vend pune ikin menjeherë. Ndërsa të huajt nuk e njohin tregun, sektorët dhe të paktën e duan një vit për tu ambientuar sepse duan kohën e tyre, plus që ata këtu gjejnë paga më të mira dhe kushte më të mira pune se në vendin e tyre.

Sa i përket kërkesave për dado fëmijët sot flasin dy gjuhë dhe kjo barriera e gjuhës pothuajse është kaluar dhe po ashtu dhe tabuja e një punonjësi të rekrutuar që jeton, bashkëjeton me ty.

Kërkesat shpeshtohen më shumë në periudhën e pranverës, nga marsi është periudha kur të gjithë kërkojnë dhe ne hasemi me një ngërç të madh sepse s’mund ta sigurojmë për një muaj. Mosha e preferuar është 30, plus - minus dhe kriteri është eksperienca, pastaj dhe gjuha.

Ato e kanë kulturën e emigrimit që në moshën 18 vjeç dhe kur ato vijnë këtu në moshën 30 vjeç vijnë me një eksperiencë 5-10 vite. Shqipëria po stabilizohet dhe me frymën e rekrutimit të punonjësve të huaj, por po vijnë në përmirësim, por vështirësi hasim dhe te filtrimi i kandidatit.

Ndërsa në një lidhje skype Ernalda Gjona, menaxhere punësimi shprehet se nga viti 2019 deri në 2023 janë lëshuar 25 mijë viza pune për të huajt. Ajo tha se mesatarja e pagesave e filipinëve në Shqipëri vijon deri në 700 euro, ndërsa thekson se nuk ka shumë vështirësi as me pjesën e pajisjes së dokumenteve.

Shqipëria po rekruton shumë staf të huaj për shkak dhe të mungesës së fuqisë punëtore. Janë shumë sektorë që preken për mungesë dhe kanë kërkesë të lartë nga sipërmarrësit për të rekrutuar staf të huaj.

Kërkesat janë më shumë për punëtorë nga Azia dhe Afrika, janë dy kombësitë që janë më të kërkuara në tregun e punës dhe janë kërkesa për punëtorë jo të kualifikuar, ndërsa për të kualifikuarit më shumë janë ata në tregun e ndërtimit kryesisht inxhinierë.

Procesi rekrutimit kalon në disa filtra për shembull një dado, ne po shohim një trend në rritje për to, duke qenë se ato kanë një cv të pasur dhe eksperienca dhe folja e një gjuhe anglisht gjithë kohës në shtëpi duke dëshiruar që fëmija e tyre të njohë këtë gjuhë i bënë ato të kualifikuara për një familje që ka këto kërkesa.

Një statistikë për numrin e dadove se kam tani, por mund të them se nga prill 2019 deri qershor 2023 janë lëshuar në total 25 mijë viza pune, që nuk janë vetëm ata që duan të punojnë por dhe nga ata që duan të ndërtojnë një biznes në Shqipëri.

Paga është individuale, çdo familje vendos vetë për pagesat por mund të jetë një mesatare 700-800 dollarë, ndërsa fjetja dhe ushqimi janë të përfshira nga punëdhënësi.

Është një proces goxha dinamik dhe sfidues rekrutimi, por besoj se me planifikimin e duhur sfidat zbuten, po ashtu nuk ka shumë vështirësi dhe pajisja e tyre me dokumente.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top