Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku ka dhënë deklarime në lidhje me kallëzimin për dosjen "5D".
Këlliçi kërkoi hetimin e shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar se Erion Veliaj rezulton aksioner në hotelin me vlerë 50 milionë euro në Durrës.
Në komunikimin e tij për mediat Këlliçi u shpreh: “Sot u paraqita në SPAK, në bazë të kërkesës dhe thirrjes nga prokurori i dosjes ‘5 D’, z.Klodian Braho, ku pata një seancë pyetje-përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raport me dosjen famoze ‘5D’. Për pjesët e sekretit hetimor s’kam ndërmend t’i bëj publike. I qëndroj fortë kërkesës për zbatimin e rekomandimeve të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku kërkohet hetimi i shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar në komunikimet private se rezulton që në hotelin me vlerë 50 milionë euro në Durrës, rezulton që aksioner të jetë ‘Lali Eri’. Të na i sqarojë organi i akuzës se kush është ‘Lali Eri’! Kam kërkuar të hetohet roli i presta nomes, administratorit Nestor Muhametllari, i cili është i vetmi presta nome de facto ndaj të cilit s’ka asnjë masë. Të hetohen të gjithë personat e tjerë të përfshirë dhe në mënyrë të veçantë roli i titullarëve të autoritetit kontraktor, që deri në 2021-shin ka qenë Veliaj, dhe deri në vitin 2023 ka qenë bfitek Mazniku”.
Këlliçi ka kërkuar po ashtu të hetohen krimet zgjedhore, pasi paratë e paligjshme të firmës “5D” sipas tij janë hedhur në fushatën zgjedhore.
0 Comments: