MC Networking

Baze: Kotësia e gjërave ka vrarë tranzicionin në Shqipëri

Gazetari dhe publicisti, , Mero Baze i ftuar në emisionin “Të Paekpozuarit” në MCN tha se në Shqipëri është vrarë periudha e tranzicionit për shkak të kotësisë së gjërave. 

Sipas tij një nga momentet më të rëndësishme për Shqipërinë kanë qenë vitet 90-91 kur kanë ndodhur ndryshime të mëdha, pas kësaj vendi ka patur një zhvillim kaotik të padisiplinuar.

“Kotësia është një nga gjërat që ka vrarë periudhën e tranzicionit shqiptar. Kotësia e të gjithëve, e profesioneve të zhvlerësuar, politikanëve që nuk kanë dorëzuar karrigen për 30 vite, mungesa e qartë e zhvillimit të vendit

është një nga dramat e mëdha ku të gjitha qeveritë kanë dështuar. Përveç anëtarësimit në Europë nuk është bërë asgjë. Gjërat më të rëndësishme në Shqipëri kanë ndodhur në 90-91 dhe më pas ka mbytur kotësia. Është një

zhvillim kaotik dhe po të kishim disiplinë do të kishim një qëllim më të qartë.”

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top