MC Networking

E shoqëruar nga vajza, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, është paraqitur pak pas mesditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Me xhaketë të kuqe dhe syze të kuqe vendosur, Kryemadhi shoqërohej në SPAK nga vajza e saj e madhe.

Kryemadhi tha për mediat është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku edhe parashikohet të zhvillohet seanca në Apel për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish bashkëshortit, Ilir Meta. Ndërkohë që Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë, ish-bashkëshorti i saj ndodhet pas hekurave.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA. Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për veprat penale “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” , Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top