MC Networking

Festat e nëntorit, Sota: 40% prenotime deri tani në Vlorë, paketa ku paguani dy netë dhe rrini tre (VIDEO)

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve në Vlorë, Ervin Sota, thotë se në qytetin bregdetar ka filluar të ndihet fryma festive.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se është krijuar një program nga ana e bashkisë dhe është kthyer në traditë bërja e paketës “paguaj 2 dhe qëndro 3 netë.

Çmimet janë ashtu siç kanë qenë vjet, për festat e nëntorit asgjë nuk ka ndryshuar në qytetin e Vlorës, përkundrazi janë shtuar ofertat, janë shtuar dhe hotele të ndryshme dhe ambiente akomoduese, në numrin e përgjithshëm.

Kemi oferta më të shumëllojshme këtë vit. Prisnim një aktivizm më impulsiv për festat e Vlorës dhe nga ana e qeverisë.

I bëj thirrje qeverisë që më 28 nëntor mos i bëni karshillëk qytetit të Vlorës.

Jemi ne që do e festojmë 29 nëntorin në Tiranë, por 28 nëntori është festë e mbarë shqiptarisë dhe është festë e Vlorës.

Prenotimet këtë vit janë në nivelin 30-40%, më pak se vjet, por ne e kemi si shqiptarë që presim momentet e fundit.

Në bazë të kualitetit të hotelit, çmimet mesatare janë 50-60 euro. Në rastin kur janë 2 netë e treta falas, paguhet 100 euro. Të gjitha hotelet e kanë të përfshirë mëngjesin.

Kalaja e Kaninës do marrë rivitalizim nga e para po i japin fokus bukurisë natyrale që ka bregdeti i Vlorës dhe pikave historike të cilat e bëjnë vendin më atraktiv.

Nëntori është muaji më i lirë se ka rënie të konsiderueshme të fluksit turistik dhe automatikisht ka dhe paketa dhe oferta nge vendet fqinj tonat. I ka gjithmonë më të lira.

Ndaj dhe ne duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të kujdesshëm se ai që është më i shkathët arrin të marrë fluksin turistik më të lartë.

Ne kemi nevojë jo vetëm për bashkëpunimin e bizneseve private, por edhe i qeverisjes qendrore dhe lokale.

Se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në ofertën finale. Se të shkosh dy netë në një qytet europian me 120 euro, është patjetër ndjellëse.

Ne si shqiptarë jemi të tunduar nga këto oferta, por ngado që shkojmë nuk e harrojmë vendin tonë dhe kthehemi festojmë në Shqipëri, sidomos për festat tradicionale.

Duhet të jemi të kujdesshëm që të konkurrojmë me këto oferta tunduese.

Këtu i bëjmë thirrje qeverisë për të përmirësuar infrastrukturës dhe urbanistikës së qytetit për shtimin e rrugëve, por edhe një linjë trami.

Por ka nevojë edhe për shërbimin urban profesional dhe drejt pikave kryesore turistike.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top