MC Networking

Tanku: Forcimi i lekut nga prania e madhe e euros në Shqipëri. Është rritur kredia hipotekore (VIDEO)

Drejtori i Departamentit të Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë, Altin Tanku, për fenomenin e forcimit të lekut, thotë se për herë të dytë Banka bëri uljen e normës bazë.

Duke folur për MCN Economy, ai shtoi se ndërhyrjet e politikës monetare janë të studiuara, duke pasur parasysh dhe zhvillimet në ekonominë globale.

Ai deklaroi se shkak për forcimin e lekut, është bërë fakti se sasia e eurove që hyn në Shqipëri është rritur.

Nisja e trajektores rënëse, do fillojë ta bëjë kredinë më të lehtë. Me lehtësimin e kredisë bëhet më e lehtë për individin dhe biznesin që të marrë kredi dhe të shlyejë investimet për të ardhmen.

Ekonomia krijon inerci dhe shkon drejt ekuilibrave afatgjatë. Tregu financiar e ndjek në mënyrë besnike, luhatjet e normës së politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Ulja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë, shoqërohet me shtim të dhënies së kredisë nga sistemi bankar për ekonominë, kjo tregon se kjo ulje është përçuar dhe që norma e interesit e ka dhënë efektin e vetë, që aktiviteti kreditues të rritet.

Ekonomia do të arrijë objektivin e inflacionit nën efektin e politikës monetare, të arrijë në nivelin 3%, nëse nuk ka goditje që vijnë nga sektori i jashtëm i ekonomisë, apo goditje që vijnë nga ekonomia shqiptare.

Rritja e kredisë është shtuar për rritjen e kredisë hipotekore, për aktivitetin real estate. Rritja e kredisë është bërë me 16%.

Ne jemi një ekonomi që po zgjerohemi në kapacitetin e turizmit dhe kjo shtohet me rritjen e ambienteve të reja.

Kreditë më të kërkuara janë ato hipotekore. Rritja e kredive nuk ndodhi prej mbikëqyrjes së fokusuar, duke zbatuar rregullore të caktuara nga Banka e Shqipërisë dhe të jepet kredia atje ku ka vlerë dhe kthehet, pa dëmtuar bilancet.

Aktiviteti ekonomik është në rritje, bizneset kanë të ardhura, të ardhurat rriten dhe kjo ndikon pozitivisht në nivelin e kredisë.

Për shtimin e depozitave në euro, Tanku tha se kjo ndodhi për shkak të forcimit të lekut kundrejt euros dhe prej faktit se sasia e euros që hyn në Shqipëri është më e madhe dhe se kjo reflektohet në të gjithë nënkategoritë e biznesit apo financës.

Sipas tij, vetë fakti që aktiviteti ekonomik rritet, pritet që edhe depozitat të rriten.

Sasia e euros që hyn në Shqipëri është më e madhe. Flukset në euro janë më të mëdha nga jashtë brenda.

Ekonomia shqiptare në vend që të marrë flukse nga jashtë, krijon kapital që të çojë flukse jashtë.

Prurja e këtyre flukseve në ekonominë shqiptare, tregon se leku përballet me sasi gjithnjë e më të madhe eurosh që hyn në Shqipëri.

Në nivelin makroekonomik, aty ku është fokusi i Bankës së Shqipërisë, ato janë flukse të matshme dhe të dukshme.

Janë remitancat, investimet e huaja dhe një fluks tjetër shumë i rëndësishëm, kompensimi i punonjësve.

Bëhet fjalë për ata individë që shkojnë punojnë për një periudhë të shkurtër kohe dhe kthehen sërish në Shqipëri.

Kompensimi i punonjësve, i referohet të ardhurave nga punonjësit sezonal, që nuk janë rezident.

Nëse i vë të gjitha këto në balancë, statistikat makroekonomike e shpjegojnë kursin e këmbimit.

Ka ndryshime demografike, moshën mesatare, përbërjen e popullsisë sipas aftësisë për punë, por nënkupton në mënyrë indirekte dhe emigracionit.

Nëse kemi rritje të emigracionit, do kemi edhe rritje të të ardhurave që vijnë nga jashtë.

Vihen re investime nga jashtë në sektorin e ndërtimit, i cili po shfaqet fuqishëm në bilancin e pagesave.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top