MC Networking

Dogjani: Shqipëria vjen era krim! Duam qeveri teknike pa Ramën Kryeministër (VIDEO)

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha për bllokimin e institucioneve pas protestës së një dite më parë, e komentoi me faktin se gjithçka vjen pasi kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk merret parasysh.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Dogjani deklaroi se gjithçka është në duart e Edi Ramës dhe se Shqipëria nuk vjen era shtet, por era krim.

Në protestën e djeshme bllokuam disa akse kryesore që lidhnin me Tiranën. Protesta ka ardhur si rezultat i një diktature me të cilën përballet opozita.

Ne nuk kemi ndonjë dëshirë të madhe për të bllokuar rrugët, por jemi të detyruar kur kërkesa jonë për një qeveri teknike nuk është marrë parasysh nga Edi Rama.

Dhe në vend që të merret me hallet e qytetarëve, merret me goditjen ndaj opozitës shqiptare.

Ne kërkojmë një qeveri teknike pa Edi Ramën Kryeministër, me teknicien, duhet qeveri teknike si garantë e zgjedhjeve që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithçka është në duart e Edi Ramës, ka arrestuar deputetët e opozitës dhe kryeministri ka kapur gjithçka.

Këtu nuk vjen era shtet, këtu vjen era krim.

Fakti që policia përdoret për të goditur opozitën, ndërkohë që e drejta për të protestuar është e drejtë qytetare dhe kushtetuese, ky mundohet që t'i mbyllë gojën opozitës.

Këtu jemi tamam far west, jemi në një xhungël dhe kjo vjen prej faktit se ka humbur besimi te drejtësia.

Kur e vë opozitën me shpatulla pas muri, dhe mënyra e bllokimit të institucioneve do të diskutohet.

Në gjendjen që e ka çuar Shqipërinë Edi Rama ne jo vetëm mund të bllokojmë institucionet, por mund të bëjmë gjithçka.

Në raportin e progresit të Komisionit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top