MC Networking

Dy viktima në Shkodër, Bregu: I plagosuri me plumb në kokë, i shpëtoi atentatit në fillim të tetorit (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu për atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur pasditen e sotme në Shkodër, ku mes viktimave është një kalimtare e rastit, thotë se nuk është e qartë shënjestra.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Bregu deklaroi se të plagosurit që ndodhet në gjendje kritike, Arlind Bushatit, iu bë atentat në fillim të muajit tetor.

Ende nuk dimë se cila ka qenë shënjestra e atentatit, nisur nga fakti se në fillim të tetorit njëri nga të plagosurit iu bë atentat.

Por në atë ngjarje pistoleta nuk ka punuar, ka ngecur në momentin që po bëhej ekzekutimi, në pedonalen e Shkodrës.

Policia duke ditur se atentati nuk u realizua sepse duket qartë nga pamjet që u bllokua pistoleta dhe një person i cili pavarësisht detyrës që bën i ati se mund të ketë qenë kandidat për kryetar bashkie i Shkodrës, është një djalë i ri.

Nisur nga historia pse Licët janë në konflikt me Bajrat në dy dekadat e fundit, “pajtim” që nuk do godasin njeri tjetrin.

Por Licët dhe Bajrat nuk kanë vrarë kurrë njerëz të afërt të tyre, por persona që kanë qenë me ta. L

icët banojnë në Kiras 3 kilometër larg Dobraçit. Në Dobraç banojnë pranë Bajrat.

Ti afrohesh aq afër nuk mendoj se i afrohesh kundërshtarit tënd në lagjen e tij se je në hasmëri.

Ose janë qëlluar pikërisht këtu për të ngatërruar në këtë histori dhe shënjestra ka qenë Bushati, ose është historia e Bajrave.

Të plagosurit janë në gjendje të rëndë, Bushati ka shkuar në gjendje të rëndë, ka një plumb në kokë, ka shkuar vetëm me puls.

Gruaja që humbi jetën, në fillim u mendua se u qëllua me armë, por makina që u vu në shënjestër mori përpara motoçikletën dhe nga humbja e kontrollit përplasi motoçikletën, duke bërë që gruaja të humbë jetën dhe bashkëshorti i plagosur rëndë, por është më mirë se i plagosuri me armë zjarri.

Autorët kanë qenë ekspertë, me kallashnikov, por kanë qenë shumë të saktë.

Njëri nga të plagosurit rëndë në atentatin e së mërkurës mbrëma është Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës.

Viktimë nga të shtënat mbeti Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe një grua Flutura Basha, e cila po udhëtonte me biçikletë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ibrahim Lici është një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i akuzuar për një sërë vrasjesh në Shkodër, mes tyre ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top