Avokati Edmond Petraj thotë se defektet e sistemit të ri të drejtësisë kanë nisur të dalin tani. Në studion e MCN Informacion, Petraj tha se në momentin kur u miratua, shumë prej atyre që i dhanë dritën jeshile reformës në drejtësi nuk e mendonin se do të kishte efekte kaq drastike.
Reforma në drejtësi për popullin dhe ata që ne mbrojnë nuk ishte e duhura. U bë për të ndryshuar ca njerëz e për të hequr ca të tjerë.
Kjo klasë politike që miratoi reformën në drejtësi, problem ishte që në atë kohë duhej ti kishin parë mirë. Reforma në drejtësi është miratuar me dhunë. Jo sms, jo ambasadori amerikan. Po qe se e mbani mend, ka qenë një tension i jashtëzakonshëm.
Këto pole në kushtet që jemi nuk e mendonin që ndryshimet do të ishin kaq drastike. Ata votuan edhe vetë për atë që do t’i ndiqte nga mbrapa. Zoti Meta ka dekretuar edhe betimin e zotit Dumani që sot e anatemon. Problemi i opinionit të Venecias është se është këshillues. Në kushtet që jemi tani po dalin defektet e sistemit. Më duket një situatë jo shumë e mirë për të tre palët: gjyqësori, avokatët. Dua të ndalem të avokatët. Në çdo seancë, ai është në provim me klientin. Gjyqtari nuk e njeh problemin.
Duke u ndalur te Komisioni Antikorrupsion, Petraj tha se mbetet për t’u parë produkti që do të sjellë.
Nëse jemi në këtë pikë ku Struktura e Posaçme po bën detyrën e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Duhet parë se çfarë do të prodhojë komisioni antikorrupsion. Cilat do të jenë personazhet dhe a do të ketë grupe interesi. Peytja është çfarë do të prodhojë ai komision. Ja u miratua nga Parlamenti, do ta godasë Kushtetuesja.
0 Comments: