MC Networking

E lindur në Prizren, “Moderatorja më e mirë 2023 në Shqipëri”/ Alba Alishani: Fillova punë në TV që në klasë të tetë

Gazetarja Alba Alishani, vjen me një rrëfim për jetën dhe profesionin e saj, në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

E lindur në Prizren të Kosovës, ajo thotë se në Tiranë erdhi për të studiuar gazetarinë, për të qëndruar këtu përgjithmonë në një profesion që i mori zemrën që në vegjëlinë e saj.

Unë kam ardhur në 2012 në Tiranë për studimet për gazetari dhe që nga ajo kohë ngela këtu me vetdëshirë. Ishte ëndrra dhe dëshira ime që në fëmijëri. Këtu i integrova si nga ana profesionale dhe sociale. Ishte ëndrra ime të vija në Shqipëri, sepse ishin rritur me një lloj atdhedashurie të ‘tmerrshme’ dhe më dukej se vëllezërit shqiptar na prisnin hapur, edhe pse në disa raste të tregohem e sinqertë nuk na priten kështu, sepse nuk dinin edhe shumë për ne. Viti kur erdha u hap edhe Rruga e Kombit, dhe si të thuash ajo ishte një lidhje si nga ana kulturore e shoqërore, për të na njohur njeri tjetrin më mirë. Unë kisha lexuar që e vogël shumë libra dhe si të thuash, sofistikimi i gjuhës shqipe me standard të pastër, ishte synimi që i kisha vënë vetes.

Kam qenë një fëmijë protagonist, që këndoja e performoja me piano që e vogël, ngaqë mami është flautiste dhe më ka shtyrë të mbaroj Shkollën e Ulët të Muzikës.

Producenti, asokohe, njeriut që ishte mentori dhe idhulli imi parë Adnan Abrashi, më zbuloi dhe identifikojë duke më besuar që në klasë të tetë, drejtimin e një emisioni të pasdites që ishte për te rritur.

Që nga ajo kohë e kam zgjedhur rrugën time të profesionit, që tashmë u kthye në qëllim për vetën për të arritur objektivin.

Alba foli edhe për titullin si “Moderatorja më e mirë 2023” në Shqipëri, teksa thotë se të drejtuarit emision në mesin e burrave, është një sfidë në vete.

Është një krenari çmimi i fituar, nuk e mohoj, por pa modesti e them, se ishte rrugëtimi deri aty që më coj te ëndrra e jetësuar. Pa modesti e them se mes konkurrencës këtu, munda t’ia dal.

Sa i takon emisionit që drejtoj “Debat me Alba Alishanin”, shpesh ë bëhet pyetja si ja dal në mesin e burrave në debat. Nuk kam dashur kurrë që çështja gjinore të bëj diferencën, aty je profesionalist korrekt dhe ata të trajtojnë me të njëjtën monedhë. Si intervistë jo të vështirë në karrierën time, por më me vlerë, veçoi atë me akademik Rexhep Qosja, është nga ato intervistat kur ti ke çfarë mëson nga të intervistuarit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top