MC Networking

Muça: Djegia e karrigeve, mesazh për SPAK-un dhe ndërkombëtarët

Gazetari Flogert Muça tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se djegia e karrigeve të Kuvendit nga opozita nuk ishte një mesazh për Ramën, por për SPAK-un dhe ndërkombëtarët që nëse ndodh që të dënohet Berisha do të digjet Shqipëria.

Jo nuk ka, por kjo djegie karrigesh nuk është kundër Ramës. Është mesazh i qartë që Berisha po jep ndaj ndërkombëtare, SPAK-ut dhe GJKKO. Pse u dogjën karriget?

Dëbimi  Salianjit çoi në djegien e karrigeve. Mesazhi është: Po nëse dënohet Berisha çfarë mund t’i ndodhë këtij vendi? I bie të digjet Shqipëria.

Ky mesazh me djegie karrigesh të Kuvendit është mesazh i qartë që i jepet gjykatës dhe ndërkombëtarëve që nëse tentoni ta çoni nëpër mend që të dënoni Berishën ky vend do kallet në flakë.

Ndërkombëtareve i thuhet që nëse ndodh që SPAK të pretendojë burg për doktorin, atëherë keni parasysh që në mes të Ballkanit, në vendin më euroatlantik mund të ndodhë një destabilitet i paparë. Mesazhi nuk është për Ramën.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top