MC Networking

Irani godet Izraelin, Milo: Shënon përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, duhet të ndërhyjnë fuqitë e mëdha (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN TV se lëshimi i raketave nga Irani drejt Izraelit ishte i pritshëm dhe shënon përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas Milos, përgjegjës për këtë përshkallëzim nuk është vetëm Hezbollahu dhe Hamasi, por edhe Izraeli dhe fuqitë e mëdha.

Nuk kemi të bëjmë me një veprim të papritur. Ishte i pritshëm i paralajmëruar dhe kjo shënon përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Për këtë përshkallëzim fajësia nuk është e njëanshme Nuk është vetëm Hezbollahu, as Hamasi, është përgjegjës edhe Izraeli. Janë përgjegjës edhe fuqitë e mëdha, sepse e kanë ditur, kanë pasur informacionin, por nuk kanë vepruar për të ndaluar. Paqja ndërkombëtare nuk mund të rrezikohet nga një konflikt lokal që është historik.

Më tej Milo tha se amerikanët janë të përfshirë në mënyrë indirekte në konflikt. Sipas Milos, fuqitë e mëdha duhet të ndërhyjnë.

Amerikanët në mënyrë indirekte janë të përfshirë. Ata kanë dërguar u paralajmërua disa mijëra trupa amerikane të tjerë.

Në rajon ka 43 mijë trupa amerikane. U shtuan disa mijëra këto ditë me urdhër të Ostin. Amerikanët janë prezentë për shkak të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Synimi i tyre është të mbrojnë Izraelin.

Fuqitë e mëdha duhet të ndërhyjnë fort, jo vetëm përmes diplomacisë. Jo vetëm duke sugjeruar dhe duke bërë thirrje për përmbajtje të palëve, duke i kërkuar ta zgjidhin me bisedime. Nuk zgjidhet në Lindjen e Mesme po nuk pati një operacion të fuqishëm ndërkombëtar, për të krijuar një shtet palestinez. Unë besoj, dhe shumica e faktorëve ndërkombëtare e mbështesin zgjidhjen me dy shtete.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top