Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, propozoi për drejtor të përgjithshëm të policisë Ilir Prodën, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit të policisë Elbasan.
Në studion e MCN Informacion, gazetari Sokol Bregu tha se heshtja e opozitës tregon dakordësinë e saj. Ndërkohë, përzgjedhja e Prodës, sipas tij, ka gjasa të jetë bërë më parë se të niste gara.
Duhet të ketë një garë. Ka pasur garë edhe më parë. Por kjo është një garë me komision. Më parë i propozoheshin kryeministrit tre emra. Duhej të zgjidhte një. Përderisa ligji shkruan se do të ketë një konkurs ose një mënyrë ndryshe, a duhet të kishte një reagim nga opozita? Në njëfarë mënyre, edhe opozita e ka dhënë fjalën e saj.
Proda është një kandidaturë e mirë, e duhur. Pothuajse të gjitha kandidaturat mund të ishin të barabarta. Historia është e tillë: me kë do të punojë kryeministri. Nuk është se ne jetojmë në një vend si Amerika, ku edhe sherifin e voton komuniteti. Karriera e tij është e të gjitha niveleve. Ka drejtuar disa komisariate. Nuk ka një ngritje politike. Një polic nis punë 21 vjeç, mosha e tij 44 vjeç, është e vogël, por ka karrierë.
0 Comments: