MC Networking

Kujdesi për të moshuarit/ Roshi: Kërkojnë ndihmë në shoqata pasi nuk mund të përballojnë kostot. Xhixha: I mungon dashuria (VIDEO)

Majeta Roshi, punonjëse sociale në shoqatën Ryder Albania tha në studion e MCN Informacion se problemet me të cilat përballen të moshuarit janë të shumta dhe në rritje.

Sipas Roshit, të moshuarit sot janë të vetmuar duke shtuar se arsyeja pse ata kërkojnë ndihmë tek shoqata është sepse nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre.

Problemet e të moshuarve janë të shumta janë në rritje. Emigracioni ka një ndikim të madh duke bërë që të moshuarit të jetojnë vetëm, ose vetëm me bashkëshortët. Shqetësimet janë ekonomike, sociale. Vetmia ka sjellë shumë shqetësime.

Ata që jetojnë vetëm i merr malli për fëmijët. Janë emocionalisht shumë të prekur. Flasin në telefon, mezi presin të vijë gushti dhe t’i takojnë. Mezi e marrin veten pasi ata largohen në vendet ku jetojnë. Të moshuarit që kërkojnë ndihmë nga institucione, nuk është se i mungon plotësisht kujdesi, por sepse financiarisht nuk i plotësojnë dot nevojat që kanë. Të moshuarit ndiejnë që nuk duan t’i bëhen barrë fëmijëve të tyre.

Liljana Xhixha, kryeinfermiere në shoqatën Ryder Albania tha se të moshuarit janë një kategori që kanë shumë nevojë për profesionalizëm, përkujdes dhe dashuri. Sipas Xhixhës, të moshuarve u mungon dashuria e fëmijëve të tyre që janë në emigracion.

Është një kategori që ka nevojë për profesionalizëm, përkujdes dhe shumë dashuri. Unë kam vite që koordinoj shërbimin në shtëpi dhe çdo ditë e më shumë po zbehet. I mungon dashuria pasi nuk janë prezentë. Të moshuarit kanë nevojë më shumë se kurrë për fëmijët e tyre, por për shkak të emigracionit nuk janë. E shohim vetminë, izolimin social që ndikon jo vetëm në familjen e tyre, por edhe në shoqëri.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top