Valbona Halilaj, kryetare e Unionit Studentor tha në studion e MCN Informacion se edhe këtë vit të ri akademik studentët janë me të njëjtat kërkesa dhe problematika si në vitet e shkuara pasi nuk ka përmirësim të kushteve.
Sipas Halilajt, ky viti akademik do të nisë më me pak studentë në auditorë.
Nuk është se kemi përmirësim të kushteve. Kam frikën që do të nisë me më pak studentë në auditorë.
Që nga 2018, nëse marrim si referencë atë që kërkuam para 6 vitesh, jemi sot me të njëjtat kërkesa, problematika dhe me të njëjtat përgjigje nga autoritetet. Nuk ka ndryshuar asgjë, pavarësisht se teknologjia e informacionit prekin dhe studentët shqiptarë, ne kemi po të njëjtat kushte.
Ky vit pritet të nisë aty ku ishim, për të mos thënë që indikatorët janë më keq. Jemi më keq se aty ku u nisëm vitin e kaluar. Ajo që po vështirëson është kriza e madhe demografike që po vjen dhe thellohet universitetet po vuajnë për studentë, dhe po prodhojmë studentë për një treg që nuk është Shqipëria. Vazhdojmë të jemi tek degët që janë pasaportë për t’u larguar. Mjekësia është e preferuar, degët e inxhinierisë janë të preferuara.
Nëse marrim kostot e një studenti i cili shkon në shkollë dhe në shtëpi, pa hequr dhe shpenzimet e tjera që mund të ketë mund të arrijnë 350 -400 mijë lekë në muaj. Bashkë me qira, në konvikt që është më e ulët. Pa përfshirë kostot e projekteve që ai mund të ketë, detyrat e kursit dhe pa një jetë sociale që një student meriton ta ketë.
Erlin Qordja, senator i zgjedhur në UPT tha se nga viti në vit numri i studentëve është ulur. Po ashtu sipas Qordjes, është ulur dhe cilësia e studentëve.
Numri i studentëve po bie. Shoh studentët e vitit të parë, konkurrenca është ulur. Kur futesh në fakultet, sheh që ka shumë probleme. Kam 3 vite me strukturat, pedagogët, financat. Mbështetja nga pedagogët është e kënaqshme, mbështetja nga qeveria jo. Pothuajse nuk kemi asnjë laborator.
0 Comments: