MC Networking

Bejko: Berisha dhe Rama janë në marrëveshje. Ju duhej ky teatër dhune para zgjedhjeve (VIDEO)

Pedagogu Roland Bejko e konsideron një teatër konfliktin PD-PS, duke theksuar se Berishës dhe Ramës iu intereson që të thyejnë idenë që janë në një marrëveshje, në prag të zgjedhjeve.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Bejko tha që Berisha e di që s’e merr dot pushtetin, por po përpiqet të garantojë pushtetin familjar brenda PD-së.

Ai mendon se politikisht Berishës i interesonte dënimi i Salinjit për të pasur një kauzë për protestë, por shton se kryedemokrati nuk do martirizimin e ish-deputetit.

Ishte afërmendsh, me sa duket bashkëpunimi Rama-Berisha e kanë ndarë që vera të jetë muaji i  pazarit dhe vjeshta-dimri te jenë muajit e ‘konfliktit’, konfliktit të stisur. Si Rama dhe Berisha s’duan në asnjë mënyrë që në skenën politike të dalin faktor të rinj politikë. Po të dëgjoni ligjërimin e Berishës thotë të gjithë ata që s’hedhin vallen e tij politike i shërbejnë Edi Ramës. Në fakt Berisha dhe Rama s’janë armiq. I keni parasysh skenat që pas tymuesve në Kuvend, bllokimit të jetës parlamentare, pasi Berisha mori një komision e gjysmë, por ajo që donte të merrte ishte vula e PD, të cilën e mori. Nuk mund të hyjnë në zgjedhje me këtë qetësie që vendosën me njëri-tjetrin, pasi garantuan që deputetët do t’i zgjedhin Rama dhe Berisha. Të gjykuar nga opinioni publiku si njerëz që janë në marrëveshje, ata duhet ta thyenin këtë, dhe do të duhet të krijonin teatrin e dhunës, së forcës, armikut, për të mobilizuar militantët. Më shumë se sa militantët Berisha s’kërkon, po të kërkonte më shumë, s’do bënte këto forma dhune. Po instalohet sistem monist me dy koka, Rama dhe Berisha. Ndërkombëtarët i shohin ngjarjet në kuadrin e sigurisë dhe këndvështrim gjeo-strategjik. Stabiliteti është shumë i rëndësishëm. Ata e shohin që të dy palët kanë një filozofi në raport me drejtësinë, nga një anë PS që s’i zbaton vendimet e Kushtetueses siç është rasti Xhaçka. Nga ana tjetër të njëjtën gjë bën opozita. Berisha duke e ditur që s’e merr dot pushtetin po përpiqet të garantojë pushtetin e brendshëm brenda PD-së që do jetë pushtet familjar. Në mos znj.Malltezi që është non grata si i ati do jetë dikush tjetër që do Berisha ta lërë pasardhës. Politikisht z.Berisha i interesonte që Salianji të dënohej, sepse është më e besueshme kauza, që të protestohet për Salianjin, sepse për Berishën s’i shkonte njeri nga mbrapa. Por s’duan ta martirizojnë sepse do dalë më i fortë Salianji”.

Bejko tha që Berisha s'e merr dot pushtetin edhe sikur t'i jepet qeveria teknike, pasi një gjë e tillë është provuar në 2017-ën. 

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top