MC Networking

Hoxha: Berisha është bërë viktima e një sistemi që e ngriti vetë

Gazetari Artan Hoxha analizoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” marrëdhënien e kreut të PD me mediat, nisur nga paralajmërimi i fundit ndaj gazetarëve për raportimet mbi dosjen e tij.

Sa herë nuk çon ujë në hullinë e doktorit, të bie ballit. Tani është në hall. Është viktimë e një sistemi që e ka ngritur vetë. Po i bëjnë të njëjtën gjë që u ka bërë të tjerëve. Por me avantazhin që ka akses.

Hoxha solli raste të rrjedhjes së informacionit nga zyrat e institucioneve të drejtësisë.   

Problemi i medias është pushteti, jo opozita. Në një moment që do të merresh me pushtetin, të vjen një kërcënim i tillë.

Po të marr 21 janarin. Po jepja deklarime dhe u kërkova policëve të më linin hapur një televizion. Kur dola ishte marrë vesh.

Më thirrën për Toyota Yaris. Prokurori belg më tha që nëse ti dëshmon aty nuk të jap garanci që nuk të del në media. Më paguan udhëtimin që të shkoja në Belgjikë.

Hoxha shtoi se politikanët kanë burimet e veta në institucionet e drejtësisë.

Secili politikan sot, ka njerëzit e vet atje që merr informacion dhe dalin dosjet. SPAK i nxjerr, por kur nuk duan mediat nuk i publikojnë. Ka ca gjyqe sot në gjykatë që nuk i ndjek asnjë gazetar. Sepse u thuhet me këtë çështje nuk do të merremi.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top